Kryeministri në detyrë Albin Kurti, pas përfundimit të procesit të numërimit të votave, deklaroi se partitë duhet të sillen në përputhje me rezultatin që e morën në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit.
Lëvizja Vetëvendosje që udhëhiqet nga Albin Kurti fitoi sërish shumicën mes partive shqiptare në Kuvend, duke marrë 53 deputetë. PDK-ja 22 deputetë, LDK-ja 18 deputetë dhe Aleanca 7 deputetë.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale një ditë pas përfundimit të numërimit të votave, Kurti i uroi partitë opozitare për “rezultatet e korrura” në zgjedhje.
“Dje përfundoi procesi i numërimit të të gjitha votave. Ju falënderoj përzemërsisht për besimin e dhënë! Kjo fitore e fuqishme vjen si rezultat i mbështetjes së madhe qytetare brenda Repulikës dhe në mërgatë, si dhe angazhimit të mijëra qytetarëve vullnetarë, anëtarëve e aktivistëve të Lëvizjes që nuk u ndalën asnjëherë dhe siguruan mbarëvajtjen e zgjedhjeve. Dolëm me rezultat të qartë të parët. I uroj edhe partitë opozitare për rezultatet e korrura”, tha Kurti.
Kryeministri në detyrë u shpreh se është jetike që sa më parë të kemi Kuvend të konstituar, qeveri me mandat të plotë dhe president të zgjedhur.
“Rezultati i zgjedhjeve të 7 qershorit, tregoi që nuk kishim nevojë për zgjedhje të reja, sepse rezultati nuk ka ndryshuar aq nga zgjedhjet paraprake. Është koha të sillemi në përputhje me vullnetin qytetar të shprehur në zgjedhje. Si VETËVENDOSJE! jemi rikonfirmuar si partia e parë, me 53 deputetë, dhe tash presim certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve në mënyrë që të nisim punën në drejtim të formimit të institucioneve të reja, për të vazhduar punët e mira dhe projektet zhvillimore. Nga viti i kaluar kemi humbur shumë kohë dhe është jetike të sa më parë të kemi Kuvend të konstituar, qeveria me mandat të plotë dhe president të zgjedhur”, u shpreh Kurti.
Kosova mbajti zgjedhje të reja parlamentare më 7 qershor, më pak se gjashtë muaj pas zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit, pasi partitë politike nuk arritën të gjenin marrëveshje për zgjedhjen e presidentit.
Dakord, z.Kurti. Dhe, duke qene se ty te votuan gurbeqaret qe as nuk duanë te jetojnë ne Kosove por vijnë ketu vetem kur i motivon ti per vota, dhe duke qen se kesaj tadhe more brenda Kospves 200 mije vota me pak, atehere po eshte koha te respektojmë ata qe na votojnë. Dhe kjo i bie qe ti shko udhëheqi dhe jeto atje te bashk me gurbteqaret.