TAGS-AT E JAVËS

Kosova16 Qershor 2026, 13:24

Ngërçi politik në Kosovë, Kurti: Të ndryshojë qasja refuzuese e opozitës

Shkruar nga Pamfleti
Ngërçi politik në Kosovë, Kurti: Të ndryshojë
Albin Kurti

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti theksoi se bashkëpunimi me opozitën është i nevojshëm për zgjedhjen e Presidentit të ri, por shtoi se për të ecur përpara duhet të përfundojë sjellja refuzuese nga ana e tyre.

Ai theksoi se këtë herë shpreson në ndryshimin e qasjes opozitare, të cilën e ka fajësuar për bllokadat që çuan në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

“Ju e dini që për çështjen e presidentit, zgjedhjes së presidentit ose presidentes, ne këtë nuk mund ta bëjmë vetëm, për shkak se nevojiten 80 veta aty në sallë në kuorum, në bazë të një aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese, që t’ju them të drejtën ka pasur tejet shumë interpretime kritike, kredibile, sepse ne e dimë që Gjykata Kushtetuese nuk do të duhej ta rishkruajë Kushtetutën, as ta amandamentojë atë, por do të duhej vetëm ta interpretojë.

Dhe ne kemi pasur shumë shembuj kur kemi pasur një lloj aktivizmi juridik. Por, ndodhemi tash në këtë rrethanë dhe neve na duhet bashkëpunimi. Ne do të përpiqemi për sa më shumë bashkëpunim me opozitën sa i përket zgjedhjes së presidentit apo presidentes”, deklaroi Kurti, duke shtuar se propozimet e tij janë refuzuar nga opozita.

"Nuk kanë munguar ofertat në të kaluarën nga ana jonë. Qasja jonë është konstruktive, është kreative, është aktive, por shpresoj që kësaj radhe do të ndryshojë qasja e opozitës dhe propozimeve tona. Sikurse herën e kaluar që iu përgjigjën me refuzime, nuk do t’i kenë më pjesë të identitetit që na bëri t’i quajmë bllok opozitar”. 

albin kurti ngerci politik ne kosove

Lini një Përgjigje