
Një lloj tjetër diagrami po përdoret për të parashikuar krizat globale. Shtimi i udhqimeve të porositura në Pentagon është bërë një parashikues çuditërisht i saktë i ngjarjeve të mëdha gjeopolitike. Aq i saktë është, saqë njihet si "Indeksi i Pizzave të Pentagonit". Edhe rasti i fundit vetëm sa e provon këtë teori!
Duke ndjekur aktivitetin në piceritë lokale në Qarkun Arlington, llogaria në "X", e quajtur "Pentagon Pizza Report" vuri re një rritje të aktivitetit nga katër piceri pranë Pentagonit më 12 qershor. U zbulua se pati porosi më shumë se zakonisht, rreth orës 7.00 të mbrëmjes.
Kjo ndodhi vetëm disa orë para se të përhapej lajmi për sulmin e Izraelit ndaj Iranit. Por fuqia parashikuese e picës nuk është një teori e re. Siç shkroi në LinkedIn, Alex Selby-Boothroyd, gazetar i "The Economist", kjo metodë është përdorur edhe shumë kohë më parë.
“Indeksi i Pizza-s të Pentagonit ka qenë një parashikues çuditërisht i besueshëm i ngjarjeve globale - nga grushtet e shtetit te luftërat - që nga vitet 1980.”
Gjatë Luftës së Ftohtë, thuhet se operativët sovjetikë monitoruan aktivitetin e shpërndarjes së picave në Uashington, duke besuar se një rritje e papritur e kërkesave gjatë natës sinjalizonte se personeli ushtarak po punonte jashtë orarit. Ata i vunë edhe një emër të koduar: Pizzaint!
Në janar të vitit 1991, Frank Meeks, i cili në atë kohë zotëronte 43 pika shitjeje Domino's në zonën e Uashingtonit, i tha Los Angeles Times: Media nuk e di gjithmonë kur do të ndodhë diçka e madhe sepse janë në shtrat, por shpërndarësit e picave janë atje në orën 2 të mëngjesit.
Ai shtoi se natën e 1 gushtit 1990, CIA porositi një numër rekord picash në një natë të vetme - 21 të tilla. Disa orë më vonë, forcat irakiane pushtuan Kuvajtin, duke shënuar fillimin e Luftës së Gjirit.
Por Pentagoni e hodhi poshtë teorinë, duke vënë në dukje se ata kanë shumë mundësi për t'u ushqyer brenda ndërtesës së tyre, madje konsumojnë sushi, sanduiçe dhe petulla.
Megjithatë, teoria qëndron!
Lini një Përgjigje