Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Alessio Alia, ka ngjallur sërish interes për raportin e tij me këngëtaren Jonida Maliqi pas disa deklaratave të bëra në një intervistë për "Top Arena".
Teksa po fliste për projektet artistike, ai u pyet nëse do të pranonte një tjetër bashkëpunim muzikor me Jonidën. Përgjigjja e tij erdhi në formë shakaje, duke lënë të hapur mundësinë për surpriza në të ardhmen.
“Ku e di ti që s’e kemi bërë akoma?”, tha ai me humor.
Më pas, biseda u fokusua te raporti mes tyre, pas paraqitjeve të fundit publike së bashku. I pyetur nëse ata i kanë dhënë një tjetër mundësi lidhjes së tyre, Alessio shmangu një konfirmim të drejtpërdrejtë.
“Njerëzit takohen edhe për qejf. Shoqëria jonë ka mbetur gjithmonë aty. Për pjesën tjetër, mbetet një pikëpyetje. Jeta personale është personale”, u shpreh ai.
Deklaratat e tij kanë shtuar spekulimet mes fansave, të cilët prej kohësh po komentojnë afrimitetin e dyshes. Megjithatë, Alessio zgjodhi të ruajë diskrecionin, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi statusin aktual të marrëdhënies me Jonida Maliqin.
Lini një Përgjigje