
Koncerti i shumëpritur i Bad Bunny në Hipodromin e Milanos u anulua për shkak të një stuhie të fortë që goditi qytetin të shtunën në mbrëmje.
Organizatori Live Nation njoftoi të dielën se shfaqja nuk do të riprogramohet dhe se të gjitha biletat do të rimbursohen plotësisht.
Koncerti kishte nisur rreth një orë më herët dhe atmosfera ishte festive. Dhjetëra mijëra fansa vallëzonin para skenës, ndërsa artisti portorikan madje falënderoi motin, duke thënë: "Sot është shumë më freskët se dje."
Pak minuta më vonë, mbi zonë u shfaqën re të dendura dhe nisi një shi i lehtë, çka bëri që organizatorët ta ndërprisnin përkohësisht koncertin për rreth 10 minuta.
Megjithatë, situata u përkeqësua shpejt. Shiu u shndërrua në një stuhi me breshër të fortë, duke detyruar organizatorët ta ndërprisnin përfundimisht koncertin dhe të nisnin evakuimin e menjëhershëm të rreth 78.500 spektatorëve që ndodheshin në Hipodrom.
Sipas zjarrfikësve italianë, disa spektatorë mbetën të lënduar pasi u goditën në kokë nga kokrrat e mëdha të breshrit. Ata morën ndihmën e ekipeve të urgjencës mjekësore të shërbimit 118.
Ky është koncerti i dytë i madh që anulohet në Milano brenda pak muajsh për shkak të kushteve ekstreme të motit. Në muajin mars, edhe koncerti i këngëtares Rosalía u anulua pasi artistja pësoi një helmim ushqimor.
@roshini.ramasamy Bad bunny concert in Milan @Live Nation Italia pls give us a refund ???? #badbunny #dtmf #livenation #fail #milano ♬ Saxophones getting louder - Sped Up - AntonioVivald
Lini një Përgjigje