Arbër Hoxha vijon të mbetet një nga emrat më të përfolur në merkaton europiane. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i Dinamos së Zagrebit ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve, ndërsa së fundmi është zbuluar edhe interesi konkret i Hall Sitit.
Trajneri i skuadrës angleze, Sergej Jakiroviç, ka konfirmuar në një intervistë se Hoxha ishte një nga objektivat kryesorë të klubit gjatë verës së kaluar. Megjithatë, transferimi nuk u realizua për shkak të kufizimeve financiare dhe qëndrimit të klubit kroat.
“Është e vërtetë, Hoxha ishte objektivi ynë, por për shkak të kufizimeve nuk mundëm të paguanim dëmshpërblimin dhe Dinamo nuk donte ta linte të largohej”, deklaroi Jakiroviç.
Kjo deklaratë konfirmon vlerësimin që gëzon sulmuesi kuqezi në tregun europian, ndërsa e ardhmja e tij mbetet një nga temat që pritet të tërheqë vëmendje edhe gjatë merkatos së ardhshme.
C'eshte ky Jakirovich me blu ne fund te rreshtit. Ore kllufe te shitur te sllavet a do beheni njerez a do mbeteni kafshe te egra pylli?