TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Korrik 2026, 16:47

Argjentina apo Spanja? Kush do ta fitojë Kupën e Botës sipas hipopotamit xhuxh (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Argjentina apo Spanja? Kush do ta fitojë Kupën e Botës sipas
Hipopotami Moo Deng

Moo Deng, hipopotamja xhuxhe nga Tajlanda që u shndërrua në një fenomen të rrjeteve sociale gjatë vitit 2024, ka bërë parashikimin e saj për finalen e Kupës së Botës, e cila do të luhet të dielën.

Banorja e Kopshtit Zoologjik Khao Kheow, rreth 110 kilometra në lindje të Bangkokut, u vendos përballë dy shalqinjve të dekoruar me flamujt e finalistëve. Pa u menduar gjatë, Moo Deng zgjodhi shalqirin me mbishkrimin "ARG", duke parashikuar kështu triumfin e Argjentinës.

Drejtori i kopshtit zoologjik sqaroi se aktiviteti u organizua si një mënyrë argëtimi për vizitorët dhe njëkohësisht për të stimuluar kafshën me ushtrime dhe lojëra. Ai theksoi se zgjedhja e hipopotames nuk përbën mbështetje për ndonjë ekip dhe nuk duhet të lidhet me bastet sportive, të cilat janë të ndaluara në Tajlandë.

Megjithatë, jo të gjitha "parashikimet" e Moo Deng kanë rezultuar të sakta. Vetëm pak ditë më parë, ajo kishte zgjedhur Francën dhe Anglinë si dy skuadrat që do të përballeshin në finalen e Kupës së Botës, një parashikim që nuk u realizua.

Hipopotamja dyvjeçare është bërë e njohur në mbarë botën falë pamjes së saj simpatike dhe sjelljes lozonjare. Ajo tërhoqi vëmendje edhe në fund të vitit 2024, kur u bë virale pasi "parashikoi" fitoren e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale amerikane.

Emri Moo Deng në gjuhën tajlandeze do të thotë "Derrkuci që kërcen". Edhe pse "aftësitë" e saj parashikuese nuk kanë asnjë bazë shkencore, historia njeh edhe raste të tjera të kafshëve që janë bërë të famshme për parashikime sportive. Më i njohuri mbetet oktapodi Paul, i cili gjatë Kupës së Botës 2010 në Afrikën e Jugut parashikoi saktë fitoren e Spanjës në finale.

moo deng hipopotami xhuxh finalja e botërorit

Lini një Përgjigje