TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Korrik 2026, 17:52

Premtimi i çmendur i yllit të Spanjës: Nëse fitojmë Botërorin, do bëj tatuazh De la Fuenten dhe do largohem nga kombëtarja

Shkruar nga Pamfleti
Premtimi i çmendur i yllit të Spanjës: Nëse fitojmë
Kombëtarja e Spanjës

Mbrojtësi i Spanjës, Mark Kukureja, ka bërë një deklaratë befasuese në prag të finales së Kupës së Botës, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e mediave dhe tifozëve.

Futbollisti spanjoll ka premtuar se, në rast se “La Roja” shpallet kampione e botës, do të bëjë një tatuazh me fytyrën e trajnerit Luis de la Fuente dhe më pas do të njoftojë tërheqjen nga kombëtarja.

Nëse fitojmë, do të bëj tatuazh fytyrën e De la Fuente në trupin tim dhe do të njoftoj largimin nga kombëtarja”, deklaroi Kukureja.

Mbrojtësi shtoi se një triumf i mundshëm në Botëror do të ishte kulmi i karrierës së tij me fanellën e Spanjës dhe se pas një suksesi të tillë nuk do të kishte më shumë objektiva për të realizuar.

Kupa e Botës, Europiani… çfarë mund të bësh më shumë? Të hënën do ta telefonoja dhe do t’i thoja se po e mbyll gjithçka”, u shpreh ai.

Deklarata e Kukurejës vjen në një moment të veçantë për Spanjën, e cila synon të shkruajë historinë me një tjetër trofe madhor nën drejtimin e Luis de la Fuente.

mark kukureja mbrojtësi i spanjës finalja e botërorit

Lini një Përgjigje