Spanja dhe Argjentina kanë mbërritur në finalen e Kupës së Botës pas një rrugëtimi të mbushur me sfida dhe momente të vështira. Megjithatë, duket se në Shtetet e Bashkuara kishte një bindje të hershme se pikërisht ky do të ishte dueli që do të përcaktonte kampionen e botës në turneun e organizuar nga FIFA.
Një vajzë spanjolle ka bërë një zbulim interesant në një librari në SHBA, ku ka gjetur një libër për fëmijë të botuar në muajin qershor, përpara nisjes së Botërorit. Në faqet e tij tregohet një histori ku finalja e Kupës së Botës parashikohet të jetë pikërisht mes Spanjës dhe Argjentinës.
Në ilustrimet e librit shfaqen disa prej figurave më të njohura të turneut, mes tyre Lionel Mesi, Lamin Jamal dhe Mark Kukureja. Përveç përballjes së madhe në finale, libri duket se parashikon edhe rezultatin e ndeshjes, duke u treguar fëmijëve përmes vizatimeve se cila skuadër do të ngrejë trofeun e Kupës së Botës.
Lini një Përgjigje