TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Qershor 2026, 14:07

Kupa e Botës/ “Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos!

Shkruar nga Pamfleti

Kupa e Botës/ “Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i

Barazimi 1-1 i Portugalisë ndaj Republikës Demokratike të Kongos në Kupën e Botës ka nxitur debate të forta dhe akuza për përçarje brenda skuadrës së drejtuar nga trajneri Roberto Martinez. Në qendër të polemikave është kapiteni legjendar, Cristiano Ronaldo, i cili nuk arriti të regjistrojë asnjë goditje në kuadrat gjatë ndeshjes.

Pas përfundimit të takimit, tifozët më të zjarrtë të Ronaldos akuzuan disa nga shokët e tij të skuadrës se po e injoronin qëllimisht në fushë.

Debati u ushqye edhe nga motra e futbollistit, Katia Aveiro, e cila kritikoi lojën e Portugalisë në rrjetet sociale. “Papritur harruan si të pasonin përpara, si të fitonin topin dhe si të organizonin kundërsulme. Loja u kthye vetëm në pasime mbrapa në mesfushë. Një Botëror shumë i çuditshëm”, shkroi ajo.

Gazetari i njohur sportiv portugez, Vitor Pinto, paralajmëroi se situata mund të krijojë një “luftë civile” brenda ekipit kombëtar. Megjithatë, ai theksoi se nuk beson se ka pasur një bojkot të organizuar ndaj Ronaldos, por pranoi se Portugalia nuk arriti ta përfshinte siç duhet sulmuesin në lojë.

Ndërkohë, mesfushorët Bruno Fernandes, Vitinha, Joao Neves dhe Pedro Neto janë përballur me një valë kritikash në rrjetet sociale. Veçanërisht Joao Neves u vu në shënjestër pasi deklaroi se Ronaldo është “si çdo lojtar tjetër” në skuadër dhe se të gjithë kontribuojnë në mënyrë të barabartë.

Edhe analistët sportivë kanë ngritur pikëpyetje për paraqitjen e 41-vjeçarit. Ish-sulmuesi francez Thierry Henry e akuzoi Ronaldon për egoizëm në një rast konkret loje, ndërsa Chris Sutton kritikoi ashpër trajnerin Roberto Martinez, duke pretenduar se ai kishte frikë ta zëvendësonte yllin portugez. Martinez i hodhi poshtë kritikat, duke argumentuar se kur skuadra ka nevojë për gol, një lojtar me cilësitë dhe eksperiencën e Cristiano Ronaldos duhet të qëndrojë në fushë.

Portugalia do të përballet me Uzbekistanin në ndeshjen e ardhshme të fazës së grupeve, ndërsa vëmendja mbetet e përqendruar te atmosfera brenda kampit portugez.

cristiano ronaldo kupa e botes

Lini një Përgjigje