TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Qershor 2026, 19:16

Surpriza e Botërorit 2022 merr goditjen e rëndë pak orë para nisjes së Kupës së Botës, dy titullarët humbasin turneun

Shkruar nga Pamfleti
Surpriza e Botërorit 2022 merr goditjen e rëndë pak orë para
kombëtarja e Marokut

Maroku ka marrë një lajm të hidhur vetëm pak orë para nisjes së Botërorit, pasi është konfirmuar mungesa e dy lojtarëve të rëndësishëm të përfaqësueses.

Abde Ezalzuli dhe Najef Aguerd nuk do të mund të marrin pjesë në kompeticionin më të rëndësishëm ndërkombëtar për shkak të dëmtimeve që i kanë lënë jashtë planeve të kombëtares.

Mungesa më e ndjeshme konsiderohet ajo e Ezalzulit. Sulmuesi anësor ishte parashikuar të ishte një nga titullarët e padiskutueshëm të Marokut dhe një nga armët kryesore në repartin ofensiv.

Edhe mbrojtësi Najef Aguerd, aktualisht pjesë e Olimpikut të Marsejës, nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit për turneun.

Pavarësisht këtyre mungesave të rëndësishme, Maroku mbetet një nga skuadrat që mund të surprizojë në Botëror. Përfaqësuesja afrikane vjen pas një paraqitjeje historike në edicionin e fundit, ku arriti të renditej në vendin e katërt, duke shkruar një nga kapitujt më të suksesshëm në historinë e futbollit afrikan.

abde azalzuli najef aguerd kombëtarja e marokut kupa e botës

Lini një Përgjigje