TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Qershor 2026, 17:13

Franca me “dorë të hekurt” për Botërorin, vendos ‘shtetrrethim’ për të miturit gjatë ndeshjeve me rrezikshmëri të lartë

Shkruar nga Pamfleti
Franca me “dorë të hekurt” për Botërorin, vendos
të miturit në Francë

Autoritetet në Tuluzë të Francës kanë vendosur një masë të re sigurie për të parandaluar trazirat urbane gjatë ngjarjeve sportive që konsiderohen me rrezik të lartë.

Kryebashkiaku i qytetit, Jean-Luc Moudenc, ka njoftuar se do të zbatohet një shtetrrethim për të gjithë të miturit e pashoqëruar nën moshën 16 vjeç gjatë ndeshjeve të cilësuara si “të ndjeshme”. Sipas vendimit, kufizimi i lëvizjes do të jetë në fuqi nga ora 22:00 deri në 05:00 të mëngjesit.

Masa nuk do të zbatohet në mënyrë të përhershme, por do të aktivizohet rast pas rasti, në varësi të vlerësimit të rrezikut që paraqet një ngjarje sportive apo një grumbullim i madh publik. Autoritetet lokale theksojnë se qëllimi kryesor është parandalimi i episodeve të dhunës dhe ruajtja e sigurisë gjatë festimeve sportive.

Vendimi vjen në sfondin e incidenteve të regjistruara gjatë Kupës së Botës 2022. Fitoret e përfaqësueses së Marokut dhe më pas ndeshja mes Marokut dhe Francës sollën festime masive në disa qytete evropiane, të cilat në disa raste degjeneruan në përplasje me policinë, vandalizëm dhe dëmtime të pronës publike.

Së fundmi, tensione janë regjistruar edhe pas triumfit të PSG-së në UEFA Champions League, kur në disa zona të Parisit u raportuan incidente dhe përplasje gjatë festimeve.

Masa e ndërmarrë nga Tuluzë ka sjellë krahasime me politikat e ngjashme të zbatuara në Itali. Autoritetet italiane kanë përdorur në raste të caktuara urdhra emergjence për të kufizuar aksesin në zona të ndjeshme gjatë ngjarjeve me pjesëmarrje të lartë. Ndërkohë, që nga viti 2023, me hyrjen në fuqi të Decreto Caivano, është zgjeruar përdorimi i masës së njohur si DASPO Urbano edhe për të miturit mbi 14 vjeç, duke u ndaluar hyrjen në zona të konsideruara me rrezik për sigurinë publike.

Autoritetet franceze mbrojnë vendimin duke argumentuar se shtetrrethimi synon të mbrojë rendin publik dhe të reduktojë rrezikun e incidenteve gjatë netëve kur emocionet sportive mund të çojnë në grumbullime masive dhe tensione në rrugë.

të miturit francezë jean luc moudenc kryebashkiaku i tuluzës

Lini një Përgjigje