Teuta e ka nisur me një disfatë aventurën në drejtimin e Edlir Tetovës. Durrsakët u mposhtën 1-0 nga Ludogorets në miqësoren e zhvilluar sot në Bansko të Bullgarisë.
Një gol i vetëm vendosi fatin e takimit, me skuadrën bullgare që mori fitoren përballë Teutës, e cila po vijon përgatitjet për sezonin e ri.
Për Tetovën ishte testi i parë në stolin e skuadrës durrsake pas marrjes së drejtimit të saj, ndërsa rezultati mbetet dytësor duke parë se bëhet fjalë për një ndeshje miqësore dhe pjesë e fazës përgatitore.
Teuta nuk do të ketë shumë kohë për pushim, pasi nesër do të zbresë sërish në fushë për miqësoren e radhës ndaj Lokomotivës së Sofias. Në vijim të përgatitjeve, durrsakët do të përballen edhe me Hapoel Haifa dhe CSM Slatina.
Lini një Përgjigje