TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë 6 Dhjetor 2024, 11:23

A “vriten” me një “plumb” Edi Rama dhe Yuri Kim?!

Shkruar nga Sokol Pepushaj

  

A “vriten” me një “plumb” Edi Rama dhe Yuri Kim?!
Edi Rama dhe Yuri Kim /

Rrotë më rrotë, janë sot SPAK-u dhe mafia qeveritare...

Tani që në Amerikë u shua “lufta” për pushtet, nuk ka arsye të mos ndalojnë edhe luftimet për territore në Linjen e Mesme.

Të gjithë janë rraskapitur, të gjithë presin paqen, duke pranuar nga halli ndryshimin e Botës, prej atij që po tmerron të fortët.

Erdhi koha që vampirët t’u buzëqeshin viktimave.

Fragmentet ironike, të shkëputura nga teksti i ngjeshur i novelës novatore të luftës ‘trup me trup’, edhe në formatin më artistik, lexohen në këndvështrimin mitik të mohimit të të drejtave dhe lirive njerëzore, deri në shkallën më të ulët morale, vetëmohim në mbrojtje të gjësë së vjedhur.

Edi Rama e mbrojti vëlla Olsin, pra vetveten, si kamikaz.

SPAK-u mori mesazhin, se po vuri emrin e Olsit poshtë fotografisë së tij, në dosjen e Xibrakës, do të largohet nga posti i kryeministrit.

E Cunami po vjen.

Në këto momente agjentët e BKH-së po kontrollojnë shtëpinë e kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

Po SPAK-u nuk mund të veprojë ndryshe, se Olsit i është hetuar aktiviteti nga agjentët e Hanoverit, botimet në mediat perëndimore dhe pohimi i tij se ka udhëtuar me makinën e trafikantëve, janë publike.

Publikisht heronjë e hajdutërisë, dallohen për vlera që asnjë media, veç nesh, nuk guxon t’u sillet rrotull.

Është kohë lufte këtej ku as ambasador amerikan nuk kemi, as arbitra të tjerë që i shpojnë “gomat” makinës së krimit, qoftë edhe me një fërshëllimë, lëshojuni rrugën hajdutëve.

Rrotë më rrotë, janë sot SPAK-u dhe mafia qeveritare.

Sapo kalon paksa përpara njëra, e qëllon me breshëri nga pas tjetra.

Të gjithë janë me plagë. Ca të shpuar me shtizë, ca me “plumb”.

Në kokën e kryeministrit, kanë ngelur shumë “plumba” pa nxjerrë, ndaj bën si budalla e prek me doreza vetëm atë “plumbin” që beri rikoshetë e kapi atë dhe ambasadoren Yuri Kim.

Po të vdiste me një ambasadore amerikane, do ua bënte hallall Hackerave iranian të Saliut, por nuk paska qënë e shkruar të ikin për lesh 3 luftëtarë me një plumb.

Charles McGonigal u “vra”, sepse kishte hipur majë Murit Kinez e po vizatonte puset e naftës dhe netët pa hënë të Aleks Sorosit.

Po a nuk jemi në epokën që punët e nisura e ndrëprenë në mes?!

Mes për mes pyetjes retorike, a “vriten” me një “plumb” Edi Rama dhe Yuri Kim, rruga nuk është aq e ngushtë sa ç’ishte.

Kërcënimet nuk kërcejnë dot lart. U janë mpirë këmbët dhe dhëmbët./Pamfleti

edi rama yuri kim

Lini një Përgjigje