Dosja e zezë 9 Dhjetor 2023, 10:34

Arrestimi i Ilir Metës dhe Sali Berishës i shkërmoq edhe 2 Klanet e tjera Mafioze

Shkruar nga Sokol Pepushaj
Arrestimi i Ilir Metës dhe Sali Berishës i shkërmoq edhe 2 Klanet
Ilir Meta dhe Sali Berisha

Arrestimi i Sali Berishës dhe Ilir Metës, në realitetin e pasivitetit dhe tejkalimit të kompetencave të SPAK-ut në zonat e pengjeve të egos dhe delirit të Bablokut, sillet si hije mbi dosjet e krimit të organizuar shtetëror.

Non Grata dhe Like Floriri, janë dy nishane kanceroze në trupin e kësaj shoqërie, ku hajdutët e opozitës bëjnë shenjë po aq sa 2 klanet e tjera mafioze aq sa ngjan se nuk i ngacmon SPAK-u, as ndërkombëtarët, edhe pse për ditë i shkelin vijat e kuqe.

Shenjat e qarkullimit janë kot...

Bindjes së fshatarëve se gjithë të fortët, bosët e dritës dhe territ, e largojnë Altin Dumanin sa të kalojnë, pastaj ose e lidhin për dore me Arben Krajën, ose i bëjnë fotografi me Kimeten, i është zbehur dhe zhubrosur lidërshipi, që momentin kur republikanët në Shtëpinë e Bardhë i nxorën ujin e zi dosjes Edi Rama-McGonigal.

Është e vërtetë se Saliu nuk dëmtohet pse Argitës i sekuestrohen 17 kulla e ca milionë dollarë të vjedhura, është afër mendjes se Ilir Metës nuk i shkulet një qime pse Monika Kryemadhi nxjerrë nga xhepi i vogël ca pasuri që për një perëndimor do ishte vlerë e madhe, por durimi i Senatit Amerikan, duket se nuk mban më shumë.

Burgu është gati për Saliun dhe Ilirin, në nisje të mbushjes së gropave të besimit.

Po, ky është ekuacioni.

Që të mos jetë bosh burgu, duhet të zbrazet shteti, që të ndizen sirenat e synimit, nevojitet rrjedha e ca currilave nga ena e hetimit, nëpër sipërfaqen e shpërfytyrimit të fytyrës së sigurisë, në kontekstin normal të shpërthimit që paketon për në burg dhe sekuestro, dy nga 4 Klanet Mafioze. 

Ne që i mbledhim pika- pika lëngjet e lëndës për bindjen se nuk është dimri, por klima amerikane që i ka tharë bishtajoret në kopshtet e Sali Berishës, Ilir Metës, Erion Veliajt dhe Edi Ramës, që nuk kishin forcë ta përçajnë më tej sistemin në ruajtje të frutave të korrupsionit duke pastruar mbeturinat e veta, besojmë se Viti i Ri i gjen në burg dy nga 4 gjigandët e mafies ballkanike./Pamfleti

sali berisha spak ilir meta