Dosja e zezë 7 Dhjetor 2023, 15:22

“Tërmet” në familjen Meta, SPAK e BKH sekuestrojnë prova dhe pasuri? Fundoset edhe Kryemadhi

Shkruar nga Pamfleti

“Tërmet” në familjen Meta, SPAK e BKH sekuestrojnë

Pas Sali Berishës, duket se ka nisur numërimi mbrapsht edhe për familjen e Ilir Metës. Ditën e sotme është bërë me dije se Prokuroria e Posaçme ka zbarkuar te zyrat dhe banesat e Metës dhe Kryemadhit.

Hetimet për dyshen janë zhvilluar në sekret të plotë dhe vetëm sot është zbuluar se agjentët e SPAK dhe të BKH kanë bërë disa sekuestro, por që nuk dihet se çfarë. Flitet se janë sekuestruar prova ose pasuri në emër të Monika Kryemadhit, pasi thuajse të gjitha pasuritë janë ën emër të saj.

Ka qenë Monika Kryemadhi që ka bërë një padi në gjykatë duke kundërshtuar heqjen e sekuestros dhe vetëm në atë moment është zbuluar aksioni i SPAK.

Burime nga SPAK dhe GJKKO, nuk konfirmojnë për çfarë bën fjalë objekti i kërkesës. Në seancën që nisi në orën 13.30, Kryemadhi u përfaqësua nga avokati i saj ndërsa SPAK nga prokurori Sotir Kllapi i cili heton çështjen e lobimit të LSI në SHBA. Pak javë më parë, u raportua se oficerët e BKH-së kryen kontrolle në zyrat e Partisë së Lirisë ku sekuestruan prova materiale. Pra duket se SPAK e BKH po bëjnë hetime shumë të fshehta për dyshen Meta-kryemadhi.

Sa i takon provave, sipas burimeve BKH ka sekuestruar shumë dokumente, teksa flitet dhe për telefona celularë brenda të cilëve janë gjetur të dhëna shumë të forta. Por interesant tjetër është fakti se përveç Ilir Metës, është fundosur dhe gruaja e tij, e cila mori drejtimin e partisë pasi Meta u bë president.

Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta kanë disa dosje volumizone në SPAK. Dosja e cila tremb më shumë ish-presidentin është padyshim ajo e aferës CEZ-DIA. Ndaj tij ka pasur një padi nga juristi Romeo Kara dhe SPAK pak kohë më parë e mori dhe në pyetje.

Një dosje tjetër që po hetohet është ajo e lobimeve në SHBA. Dyshimet janë se kur Meta ishte kryetar i LSI ka shpenzuar afro 500 mijë dollarë për lobime në SHBA, para që nuk janë deklaruar askund. Madje kjo shumë ka shumë mistere se nga e ka prejardhjen.

Po ashtu SPAK po heton Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin për ndërhyrjet e shumta estetike. Faturat e publikuara tregojnë se ata kanë shpenzuar afro 300 mijë euro për dobësim dhe ndërhyrje të tjera, por që nuk janë deklaruar në ILDKP shumat në fjalë.

Ndaj tyre ka dhe dy padi, një për fshehje pasurie dhe një për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Padi të bëra nga ish-deputeti Halit Valteri dhe gazetari Adriatik Doçi.

Ndërkohë ishte po Halit Valteri që bëri një padi për dokumentet që qarkulluan se Monika Kryemadhi ka marrë para nga rusët. Janë shumë dokumente dhe shumë fatura bankare që ngrenë mjaft pikëpyetje.