Andreoti ka thënë: - “Pushteti lodh, vetëm ata që e kanë humbur si të padëshiruar e të ndëshkuar dhe e kërkojnë përsëri me ngulm”. Ndërsa më 28 prill 1992, pasi humbi thellë pushtetin në moshën 73-vjeçare, pyetjes nëse do vazhdonte të qëndronte në politikë, ai u përgjigj: - Nuk ika vetë, më larguan italianët që duan diçka të re...
Në çdo dalje mediatike, Sali Berisha e Ilir Meta, thonë se Edi Rama dhe qeveria e tij janë të korruptuar e të lodhur nga pushteti, prandaj duhet të largohen dhe të vijnë ata, që siç thonë vetë, janë “të ndershëm e të palodhur”.
Dihet që qeveria “Rama” është e zhytur në korrupsion, por asnjë studim në botë deri sot, nuk ka konstatuar që hajdutët ndihen të lodhur, përveç atyre që i lodh stresi i ëndrrës për të rrëmbyer diçka, me të cilën kanë interesa.
Siç po lodhen Saliu e Iliri për t’i marrë pushtetin Edi Ramës, duke e quajtur të lodhur; Edi Rama po luan me ta, sidomos tani në mandatin e tretë, duke bërë gallatë me lodhjen e tyre për t’u rikthyer në pushet.
Përballë kemi rezistencën e Edi Ramës, për të mbajtur pushtetin edhe pas shumë skandaleve të rënda ekonomike, financiare e sidomos pas skandalit diplomatik “McGonigal”; dhe Sali Berishën e Ilir Metën që nuk kanë fuqi ta rrëzojnë.
Deri në muajin shtator 2021, Sali Berisha e Ilir Meta, akuzonin Lulzim Bashën si të shitur te Edi Rama, prandaj sipas tyre nuk vinte opozita në pushtet, ndërsa që atëherë kur e kanë marrë në dorë opozitarizmin, as këta nuk po rikthehen dot në pushtet.
Jo se këta dy, kanë bllokazhin e SHBA-BE dhe as Edi Rama nuk është i fortë, por sepse janë të dobët Sali Berisha e Ilir Meta, të cilat janë totalisht të lodhur nga dështimi për të penguar dhe kapur drejtimin e drejtësisë së re.
Janë lodhur, nga urrejtja që u servirin shqiptarët përditë në rrjetet sociale; nga shpërfillja e ndërkombëtarëve dhe nga dështimi për të penguar drejtësinë të mos u rihapte dosjet e aferave dhe krimeve që kanë bërë, por lodhje kapitulluese u ka shkaktuar mungesa e pushtetit.
Duke parë rezistencën e Edi Ramës dhe stërlodhjen e dyshes Berisha-Meta për pushtet, na vjen ndërmend një interviste e ish-kryeministrit e senatorit të përjetshëm italian Xhulio Andreoti, dhënë në muajin qershor 2000.
Pyetjes nëse e kishte lodhur pushteti afro 50-vjeçar deri 3 herë kryeministër, Xhulio Andreotti u përgjigj: - Pushteti lodh vetëm ata që e kanë humbur si të padëshiruar e të ndëshkuar dhe e kërkojnë përsëri me ngulm.
Kjo përgjigje e ish-politikanit e shtetarit të njohur italian, është pasqyrë e profilit të sotëm të Sali Berishës e Ilir Metës, të cilët i ka lodhur humbja e pushtetit dhe cfilitja e dështuar, për t’u rikthyer me të njëjtat profile krimesh, por më maska të reja.
Po kujtojmë diçka nga Xhulio Andreoti: Më 28 prill 1992, vetëm 4 ditë pasi humbi thellë pushtetin në moshën 73-vjeçare, pyetjes nëse do vazhdonte të qëndronte në politikë, ai iu përgjigj: - Nuk ika vetë, më larguan italianët që duan diçka të re.../Pamfleti
Lini një Përgjigje