
PS e PD mbajnë peng një propozim të Olsian Çelës, pasi ai godet drejtpërdrejt ministra, deputetë, presidentë dhe kryeministrja...
Politika vijon të mbrojë veten nga drejtësia e re. Edi Rama po hedh në gojën e SPAK njëri pas tjetrit ata që i dalin kundër, por asnjëherë mazhoranca nuk është treguar e gatshme të jetë pa imunitet përballë drejtësisë.
Në takimin që pati me drejtuesit e BE gjatë mbledhjes së Stabilizim Asociimit, kryeministri u mburr me reformën në drejtësi dhe i shiti hetimet në radhët e PS si tregues se i nuk po ndikon te drejtësia. Vetë Rama dhe mazhoranca janë treguar të hapur për drejtësinë e re. Por në fakt këto janë fjalët në publik sepse në realitet PS ka frikë nga hetimet.
Kryeprokurori Olsain Çela prej më shumë se dy vitesh ka dorëzuar një projektligj në Kuvend, i cili mundëson skanimin e pasurisë së pushtetarëve.
Çela ka propozuar ndërhyrje në Kodin Penal, duke shtuar një nen për pasurimin e paligjshëm. Ideja e kryeprokurorit është që të ketë sekuestrim pasurie dhe hetim për këdo zyrtar që nuk justifikon pasurinë.
“Inicimin e ndryshimeve dhe plotësimeve në Kodin Penal, lidhur me: i) Shtimin e një neni “Pasurimi i paligjshëm”45 si vepër penale në përqasje me nenin 20 të Konventës së OKB-së kundër Korrupsionit, e ratifikuar me ligjin nr.9492/2006, me synim për të ulur korrupsionin e nëpunësve publik dhe për të luftuar informalitetin”, thuhet në propozimin e Olsian Çelës.
Nëse shohim Konventën e OKB të cilës i referohet kryeprokurori, aty ka një përcaktim shumë të qartë. “Në përputhje me Kushtetutën dhe principet themelore të sistemit të tij ligjor, secili shtet palë shqyrton marrjen e masave legjislative dhe të tjera që mund të jenë të nevojshme për të parashikuar si vepër penale, kur kryhet me qëllim pasurimin e paligjshëm, që është një rritje e madhe e pasurisë së një nëpunësi publik që ai ose ajo nuk mund ta justifikojë me të ardhurat e tij ose të saj të ligjshme”, thuhet në nen.
Prej dy vitesh, PS e PD e kanë anashkaluar këtë propozim, pasi ai godet drejtpërdrejt ministra, deputetë, presidentë, kryeministrja etj. Nëse futet ky nen, çdo deputet do futet në skaner njësoj si gjyqtarët dhe prokurorët. Nëse ai nuk justifikon pronat me punën që ka bërë gjithë këto vite, duhet të ndëshkohet.
Nëse shohim pasurinë e Edi Ramës, të Sali Berishës, të Ilir Metës, të ministrave dhe shumë deputetëve duket qartë se ka diçka që nuk shkon. Të gjithë kanë pasuri sheikësh dhe justifikohen se i kanë ndërtuar vilat me rrogat që kanë marrë në shtet. Pra duket se ka ardhur koha që të jepet llogari, por askush nuk e pranon këtë nen sepse në fakt janë atë gjitha pasuri korruptive. /Pamfleti
Lini një Përgjigje