Mikut të Saliut dhe Ilirit, Vladimir Putin, por edhe atij të Edit, McGonigal, trupi ju kërcen si në ethe. Njëri sy nuk iu mbyllet në gjumë, njëri nuk u hapet zgjuar.
Edi Rama nuk e mbron më tej “Tigrin” nga prangat. Kjo është panorama gjithandej, me pushtetarë e politikanë.
Hajdutët qeveritarë dhe qeveritarët hajdutë janë të hetuar dhe do të shkojnë para drejtësisë si Çeçua.
E kanë humbur ndeshjen me amerikanët që në minutën e parë...
Fytyra e trembur e Edi Ramës, është pasqyrë fajësie, se ndeshjet e tjera deri më sot, të tëra ishin të shitura. Sa herë ka fituar “penallti” kundër Sali Berishës, Ilir Metës e mafiozëve që kanë luajtur lojë të rëndë, ai e ka nxjerrë qëllimshëm “topin” jashtë kornizës së portës së ligjit.
Po SPAK-u pse nuk shënon as me “penallti”?!
Si “lojtarë” të blerë shtrenjtë me taksat e shqiptarëve, nuk kanë përmbushur as edhe një pritshmëri. Trajnimet e amerikanëve për shpirt luftarak kundër krimit e korrupsionit dhe “ilaçet” e Mafies për plogështi, në trupin e drejtësisë kanë shkaktuar një reaksion ‘made in Albania’, ku nuk shënojnë gol edhe me portën hapur.
Hajdutët i kemi nëpër këmbë e nëpër duar, se nuk luajnë as këmbë as duar prokurorët.
Prandaj diskutojmë përditë, pse “fitimtarët” nuk gjykohen.
Burrat e “fuqishëm” të Mafies, nuk humbin asnjë “ndeshje” me laviret e “ndershme” të drejtësisë. Të dyja “skuadrat”, janë në të drejtën e tyre, sa kohë hiret e pasanikëve dhe apatikllëku i varfanjakëve, nuk janë të vetmet fjalë kyqe apo ekuacione të ndërlikuara!
Matematikisht, Vladimir Putin, mund ta fitonte betejën me Amerikën; “Tigri” i Edi Ramës, mund ta kafshonte të zotin edhe para së të mbyllej në “kafaz”, kriminelët Sali Berisha dhe Ilir Meta, mund ta shqyenin thela-thela hajdutin Edi Rama përpara se të bëhej “leckë” që ndyn jo vetëm “kostumin”, por edhe “këpucët” e demokracisë.
Këmbë zbathur ecin sot të gjithë...
Në 32 vite sundim pa profesion, pa rroga, pa trashëgimi, me kosto të çmendura të luks jetesës, kanë vënë miliona mënjanë, kanë blerë gjithçka të mundshme, nga totalitarizmi fashist e deri tek origjina e demokracisë dhe lirisë njerëzore.
Me paratë e taksave tona, “pisllëku” ka hyrë edhe në FBI e gjithandej ku paratë e mafies ruse, kineze e turke gjejnë të “çara”.
Çfarë kanë blerë këta dje, janë sëmundje sot.
Mikut të Saliut dhe Ilirit, Vladimir Putin, por edhe atij të Edit, McGonigal, trupi ju kërcen si në ethe. Njëri sy nuk iu mbyllet në gjumë, njëri nuk u hapet zgjuar.
Ç’ju kanë parë sytë e ç’ju kanë kapur duart hajdutëve, shpejt do jenë referenca të etikës, se si nuk mund të jenë kurrsesi zyrtarët në një shoqëri normale që sens të vetëm ka aderimin në strukturat euro-atlantike.
Fillim fundi i zi i Mafies, nuk vjen se Edi Ramës i ngordhi “Tigri” i Parajsave Fiskale, as se është sëmurë “Ujku” i check up-it, por se, pasi drejtësia po humb qëllimshëm çdo penallti, kanë hyrë në lojë amerikanët. Izolimi i Tigrit” regjistrohet në minutën e parë të lojës. Ismet Bellova do e komentonte me emocione; gëzoni shqiptarë, loja është plot spektakël, do fitojmë me Mafen, konfuzion tek skuadra e hajdutëve, Yuri Kim shënon “gol” nga këndi./Pamfleti
Lini një Përgjigje