
Në pjesën e parë të këtij dokumentari, zbuluam lidhjen mes Gjergj Lucës dhe Pëllumb Gjokës. Nëpërmjet akteve noteriale, ata krijuan një borxh fiktiv prej 872 mijë dollarësh. Pastaj e shlyen atë borxh pa lëvizur asnjë cent. Katër prona në Tiranë kaluan nga njëra dorë në tjetrën, por paratë e shitjes shkuan për të shlyer kreditë bankare të strukturave të Lucës. Një tokë në Gocaj të Lezhës u ble për 20 mijë euro dhe iu shit të njëjtave struktura për 700 mijë euro brenda një viti. Një fitim prej 3,500 për qind. Pëllumb Gjoka, i njëjti person që firmosi të gjitha këto akte, u procedua në Mal të Zi për trafik droge.
Në pjesën e dytë, zbuluam një raport të vitit 2006 nga International Strategic Studies Association në Uashington. Raporti fliste për nëntë rrugë trafiku në Shqipëri. Gjergj Luca ishte i vetmi person që kontrollonte dy prej tyre njëkohësisht: korridorin e heroinës nga Maqedonia në Greqi dhe korridorin e kokainës nga Mali i Zi në Itali.
Raporti thoshte gjithashtu se ish-Kryeministri Fatos Nano kishte krijuar kontakte me Lucën dhe se arrestimi i Armand Andonit në 2005 ishte një përpjekje për të vendosur Lucën nën kontroll. Jo drejtësi, por lojë pushteti.
Pamfleti ka qenë në komunikim me autorin e raportit, Gregory Copley, dhe së shpejti do të disponojë raportin e plotë.
Më pas zbërthyem operacionin "Kompas". Prokuroria e Milanos kishte nisur hetimet në 2002. Në nëntor 2004, policia shqiptare dhe italiane arrestuan disa persona. I pari ishte Armand Andoni, i cili jetonte me identitetin e rremë Arjan Selimi. Ai ishte krahu i djathtë i Gjergj Lucës në korridorin e kokainës.
Andoni u dënua me 16 vjet burg, por doli i lirë në 2011 pasi Gjykata e Lartë konstatoi shkelje procedurale. Dy muaj pas lirimit, më 26 shtator 2011, u vra me Kallashnikov në Tiranë. Vrasja nuk u zgjidh kurrë.
Shumica e grupit "Kompas" përbëhej nga Fieri, Durrësi dhe Lezha. Tre qytete kyçe në hartën e trafikut ndërkombëtar.
Pjesa e tretë do të vijojë me lidhje të tjera të Gjergj Lucës me krimin e organizuar. Do të tregojmë zhvendosjen e tij në Elbasan dhe kontrollin e korridorit Elbasan – Durrës – Tiranë. Do të flasim për goditjen ndaj gazetarëve që sinjalizuan rrjetin e tij.
Dhe do të shpjegojmë pse, sipas një fraze të urtë, kësaj here Gjergj Lucës i ka 'ngecur sharra në gozhdë'... /Pamfleti
Nga mesi dhe gjysma e dyte e viteve 80 Tv shqiptar,nje kanal televiziv i vetem,filloi te transmetoje per shikuesit filmin e mrekullueshem Italian Oktapodi,arsyen e sakte e dine pushtetaret e kohes,por me gjase jepej per publikun per te hequr vemendjen nga fukaralleku ekstrem,ku populli ne ate periudhe vuante edhe per buken e gojes,gje qe mund te ndodhte vetem ne disa vende afrikane. Por situata e sotme ne vendin tone i ngjason shume rrjedhes se atij filmi, vetem se ka gjakderdhje me pak nga mafia shqiptare se ajo italiane e viteve 70-80. Anarkia dhe arroganca eshte ne nivele ekstreme dhe institucionet ketu jane shume te dobeta dhe te kontrolluara nga mafia,krahasuar me mafien Italiane te atyre viteve.Ne vitet 70-80 sherbimet e sigurise dhe te drejtesise italiane,pervec ndonje rasti ishin heroj,luftonin ne menyre frontale me mafien dhe politikanet mafioze, ndonese me kosto te larte njerezore,por ne fund e shmangen te keqen,edhe pse jo plotesisht. Psh para se te identifikohej ,Erzen.B, jepte intervista te tipit moral per policine dhe opinionin se si duhet te punoje, ku duhet te perqendrohet per te goditur krimin e organizuar etj,dmth fokusohej tek paraja, thoshte gjurmo parane per te hetuar krimin e organizuar, ndonese ai ishte nje polic fnsh, artiti te behej edhe drejtues per nje kohe mjaft te shkurter. Djali I tij ishte pjese e krimit te organizuar dhe miku ishte baron I kokaines ne Brazil. Po keshtu ky Gjergj.L, jep reklama,na meson si te behesh i sukses'shem ne tregeti, edhe me pak humor,mundohet ne kete aspect te imitoje babain e tij
Ky film u pelqye sepse populli e njehsonte Tano Karidi me Ramiz Aline, por edhe nje kercenim qe, mos u kruani me Ramizin dhe e fundit luanin aktoret superyje Italiane.
O PAMFLET ME KTO QPUBLIKO TI KTIJ GJERGJ NDREK LUCS I DUHEN HJEDH PRANGAT NJI OR E MPARE. KURSE AI VAZHDO ME BO BIZNES PESHKU E PUSHTO PRONA PUBLIKE TE DHURUME NGA ED RAMA PER 1 EURO. BO ENE HOJNA TIRONE NTELEVIZJONE DUKE TALL LESHT ME JU E DREJTSINE. TASH OSE JU I BJENI MQAF ME TPADREJTE OSE NJAI GJERGJ LUCA MBROHET NGA RAMA PER TCILIN THOTE GJITHANDEJ TELEVIVIZIONEVE SE E KA MIK TVEÇONTE. SDIM ÇTBESOJM O BURR. NA E BET LEMSH KOKEN.
E kam thene me se 100 here qe, ky eshte i biri i te jatit, njeri negativ si ai qe nuk kapet as me gjethe fiku