Dosja e zezë15 Dhjetor 2023, 10:27

Charles McGonigal, “varri” mbi tokë i Saliut dhe “gropa” e thellë e Edi Ramës!

Shkruar nga Sokol Pepushaj
Charles McGonigal, “varri” mbi tokë i Saliut dhe
Charles McGonical

Të dy do të shkojnë me këmbët e veta në ndëshkimin e pa sosur të Ferrit, ku i pret Shën Dumani i Vatikanit, shtet brenda shtetit, ku ende sundon Djalli...

Kur ambasadorja Yuri Kim vendosi epitafin “Non Grata” mbi “varrin politik të Saliut, nuk e dinte as se të tretën ditë, do të dilte si lugat nga dheu, dhe as pyeti sa e thellë është gropa.

Këtej në fshatin tonë, varret hapen deri në gjoks dhe në hapësirat jo ekologjike, që kufomat të mos zbulohen, sa kohë ende, erozionet e kohëve atë punë kanë, të zhveshin gjithë ç’munden mbi dhe e nën dhe.

Ambasadorja nuk kishte pse të pyesë, cili është varrmihësi. I mjaftonte të sigurohej se dheu mbi kufomën është sipas standardeve moderne.

Ai që lëshonte dhe më shumë mbi Saliun, ishte më vagabondi i fshatit.

Edi Rama, me lopatën magjike, të farkëtuar në kovaçhanën e Kreut të FBI Charles McGonigal, në vend ta mbulonte, e lëshoi dheun poshtë kurmit të kundërshtarit.

Fshehu qafiri, ca shkallë fati, edhe për ata që e kanë mbaruar rrugën tokësore me turp, edhe për ata që e kanë ndyrë e atë fat do të kenë, të shkojnë me këmbët e veta në ndëshkimin e pa sosur të Ferrit, ku i pret Shën Dumani i Vatikanit, shtet brenda shtetit, ku ende sundon Djalli.

Shejtani është në shenjë, i tradhtuar nga miqtë dhe vetvetja.

Aq shumë i ka shtrënguar fshatarët të dëmtojnë njëri-tjetrin, sa anëve të hijes së vet, lëkundet si kufomë.

Të dy mbajnë ritmin në notat e ritualit, unë të “varros” ty e ti më “varrosë” mua, e të fshehtat groposen.

Këtu tek gropa, edhe Bablokun dikush e ka marrë në krahë.   

Nuk është Yuri Kim me Non Grata, pasi Amerika akordon vetëm nga një për shtëpi dhe e ka zënë radhën vëlla Olsi, por varrmihësi i Berishës është kujdesur me të futur, edhe për Bablokun.

Charles McGonigal, nën akuzën me 80 vjet burg, pasi u pendua se ka hapur një gropë të cekët për kriminelët dhe ka bashkëpunuar me mafien, u përlot nga zemërgjerësia me një dënim prej 4 vjet e 2 muaj burg dhe 40  000 dollarë gjobë.

Rreth “varrit” tjetër që ka çelur në Shqipëri për Edi Ramën, do të ketë një gjykim më datën 16 shkurt 2024.

Imagjinata ka impaktin e një pakti emocional në bazamentin e teorisë, që teologët e parcelizojnë në studimin që do të botohet pas dy muajve, ku pritet të deklarohet se McGonigal e hapi cekët “varrin” e Saliut, por gërmoi thellë atë Edi Ramës!/Pamfleti

charles mcgonigal saliu edi rama varri mbi tokë gropa e thellë