Dosja e zezë11 Dhjetor 2023, 09:50

Sheiku që po i çmend të gjithë

Shkruar nga Sokol Pepushaj

 

Sheiku që po i çmend të gjithë
Olsi Rama /

SPAK mbron Olsi Ramën edhe pse dosja e tij ka tronditur BE-në dhe Amerikën...

Olsi Rama, ortak me biznesmenin Amant Josifi në organizatën kriminale të rrjetit global “Milton Group”, përmes platformës “universemarkets.com” në Shqipëri, është nën hetim ndërkombëtar për mashtrime kompjuterike të 235,000 personave në Shqipëri, Ukrainë, Serbi, Spanjë, Bullgari, Gjeorgji, Maqedoni e Veriut, Gjermania, Finlanda, Suedi etj.

Përfitimi ekonomik, i sheikut vëlla kryeministri, përllogaritet ne miliarda dollarë.

Rrufeja e parë që qëlloi mbi Amant Josifin, ku një gjykatë në La Seu d'Urgell, të Spanjës ka kërkuar ekstradimin e tij nga Dubai për krimet e sofistikuara përmes platformave kompjuterike, ka “plagosur” rëndë edhe vëllain e kryeministrit.

Kjo “Rrufe” vërtetë erdhi befasisht, por nuk qëlloi gabim.

Nëpër ca të papritura dhe pa kujdesi të vogla, është ngulur vëmendja e opinionit publik që nuk duron sa të prishen rrufe pritësit e Olsit që po qëllohen me rrufe sa nga Spanja, sa nga Amerika.  

Ndryshimeve historike nuk u mungojnë dozat ironike

Kudo rrotull Olsi Ramës është SPAK-u me gomë kineze në dorë për të fshirë dosjet e nxira nga Amerika, Spanja e shumë shtete të tjera që shohin të paktën sa viktimat se abuzimi është deformuar dhe ndëshkimi ka marrë formë nga rrufetë që nuk është e mundur të përballohen.

Olsit i është dobësuar mbrojtja.

Futesh pa problem tek pasuritë e tij, edhe me një dosje nga Spanja, edhe me pasuritë në Amerikë, edhe me 200 milion dollarët e investuar në Parajsat Fiskale në vitin 2014, kur ende ishte emigrant me të ardhura 500-600 dollarë në javë, prandaj frika e tij nuk ka shpëtim prej pasurisë së tij.

Reflekset mbi frikën se e mbron Amerika si vëlla kryeministri dhe fabrikën shpërbërëse të përfytyrimeve të akteve kriminale, i kanë vënë thonjtë në fyt dyshimit se makineria e SPAK-ut do të mund ta shmangë nga ligji për gjatë Olsi Ramën, sa kohë Spanja kërkon ekstradimin e ortakut të tij mafioz Amant Josifi nga Dubai.

Amant Josifi, në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia spanjolle akuzohet se ka mashtruar 17 mijë shtetas të BE-së përmes Call Center-ave, por avokati tij deklaron se klienti  “është thjesht një biznesmen që i kishte marrë me qira Call Center-at dhe nuk dinte se çfarë aktiviteti kryhej aty”, duke e kaluar tangjent përgjegjësinë tek ortaku i tij Olsi Rama

Arrestimi më 6 shtator në Dubai dhe procedurat e errëta, kanë lënë pas dyshime, se është lobuar nga mafia shqiptare për lirimin e tij, pasi rrezikohet edhe arrestimi i vëllait të kryeministrit. 

Brenda mesazheve të narrativës nga SPAK-u, tërhiq e mos këput, dhe 4 Klaneve mafioze, kap pasuri dhe tërhiq të dobëtit drejt burgut, preferenca e fshatarëve ka fituar tanimë licencën të hapë gojën dhe grushtet mbi bindjen se SPAK mbron Olsi Ramën edhe pse dosja e tij ka tronditur BE-në dhe Amerikën./Pamfleti

sheiku olsi rama po i çmend të gjithë spak