TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë12 Shtator 2025, 16:27

Diella, Kushtetuta dhe hajdutët e kapur me algoritëm

Shkruar nga Pamfleti

 Diella, Kushtetuta dhe hajdutët e kapur me algoritëm

Si do punojë kjo Diella dhe cilave ligje do t'i nënshtrohet ajo?

Diella e arriti qëllimin: mediat e vendeve të ndryshme evropiane kanë shkruar për ministren tonë virtuale. Shqipëria vendi i parë në botë me nje ministër virtual duhet thënë se është një fantazi tipike Ediane, e çmendur, e bujshme, nga ato që tërheq vëmendjen. 

Mirëpo pasi të kalojë dalldia mediatike, çfarë do të ndodhë?

Si do punojë kjo Diella dhe cilave ligje do t'i nënshtrohet ajo?

Le të kthehemi në realitet?

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, flet për ministra njerëzorë, humanë. Këtë virtualen tonë bukuroshe, nuk e parashikon. 

Si i bëhet? 

Apo punë e madhe, Babloku tek e fundit kontrollon 2/3 e Parlamentit. Ai e ka ndryshuar Kushtetutën për më pak se kaq. Mund ta bëjë sërish. 

Siç tha Kryeministri, Diella bukuroshe do të pastrojë korrupsionin në prokurimet publike. Një sektor që edhe sot që është i centralizuar, por online, edhe dje kur fituesi zgjidhej me zarfe, njësoj qelbej erë. Tani e tutje, Diella do të merret me gjithçka, do të programojë, publikojë, përzgjedhë e në fund do të shpallë fitues. 

Tamam si një filmat me temë të ardhmen. Një ekran gjigand me një tufë algoritmesh që bëjnë punë me shpejtësinë e një AI. 

Shtyp butonin "Shpall" dhe fituesi do të shfaqet në ekran si me magji. 

Punët fjollë medemek!

Po mirë, ja u ndryshua Kushtetuta dhe firma e Presidentit, merr vlerë. 

Si do të bëjë Diella për të qenë transparente në ato gjerat e mrekullueshme që do të realizojë? Në gjithë këtë "Hi Tech Game", kjo Diella kujt do t'i japë llogari? Kryeministrit?

Si do të jepet kjo llogari? 

Le të vazhdojmë lojën.

E dini kur jeni duke luajtur në një Video Game? Ndodh që algoritmi lajthit, ngatërrohet, humbet dhe të duhet të bësh, Restart? 

Sikur Diellës të ndodhë t'i ngatërrohet algoritmi, dhe të gabojë. Kush do ta mbajë përgjegjësinë? Ku do të ankohen ata që do të humbasin padrejtësisht? Tek krijuesi i algoritmit? Atë nuk e njeh ligji, nuk është as ministër, as vendimarrës...

Atëherë si do të behet? 

Pastaj, nëse do të ketë te drejtë ankimimi në gjykatë, kë do të gjykojnë gjyqtarët? Algoritmin? Çfarë dënimi mund t'i jepet një algoritmi? Pra nëse Diella shpallet fajtore si do të dënohet?

Ose, kush do të dënohet për gabimet e Diellës? 

Dhe në fund, kush do ti bjerë bilbilit për të shënuar "Game Over". 

Jemi mirë, jemi shumë mirë!/Pamfleti

Diella, Kushtetuta dhe hajdutët e kapur me algoritëm

diella kushtetuta hajdutët e kapur me algoritëm

1 Komente

  1. T
    Toni Qepazeja

    Our muti të shkoje deri ne gryke e ka fajin Diella Askushi e ata që e sajuan lahen te dushi.

    Lini një Përgjigje