Fakt nga morali i dy pazarxhinjve me 100 fytyra dhe me të njëjtat zullume, që i ka bashkuar anti-amerikanizimi e frika prej drejtësisë
Në fjalimin e hapjes së fushatës elektorale, Sali Berisha iu drejtua Ilir Metës, me këto fjalë: - Shumë i nderuari Ilir Meta, miku dhe aleati im më i shtrenjtë e me vlera të paçmuara”, ndërsa kur nuk ishin bashkë e quante “hajdut, pa moral”.
Edhe kryetari i koalicionit “Bashkë fitojmë”, Ilir Meta, në fjalimin e hapjes së fushatës, Sali Berishën e quajti: - “Burrë i fjalës së mbajtur, që nuk i ka zhgënjyer për asgjë shqiptarët gjatë qeverisjes së tij dhe do ta mbajë fjalën”.
Mirëpo kur nuk ishin bashkë, Ilir Meta, në gazetën “Integrimi” të partisë së tij LSI, me gërma të mëdha e ka quajtur Sali Berishën “mashtrues të ish-pronarëve, mashtrues me legalizimit, kryeministër dështak në ekonomi, me qeveri e familje të zhytur në korrupsion, që zhvasin dhe largojnë investitorët e huaj”.
Sot që janë bashkë, Saliu e Iliri akuzojnë Enkelejd Alibeajn për pazare me Edi Ramën, ndërsa kur nuk ishin bashkë, Ilir Meta e akuzonte Saliun në gazetën e LSI, për pazare me Edi Ramën në ligjin për prokurorinë dhe kapjen e drejtësisë.
Ky është morali i dy pazarxhinjve me 100 fytyra dhe me të njëjtat zullume, që i ka bashkuar anti-amerikanizimi e frika prej drejtësisë./Pamfleti

Lini një Përgjigje