Dosja e zezë 7 Prill 2023, 18:30

Nipi spiun I.M denoncon vjedhjet e Edit, daja Ladi ka marrë 20 milionë Euro nga qeveria "Rama"

Shkruar nga Pamfleti
Nipi spiun I.M denoncon vjedhjet e Edit, daja Ladi ka marrë 20 milionë
Edi Rama dhe Ilir Meta, në stinën e dashurisë së tyre

Shqiptarët nuk e besojnë sharlatanin krye hajdut Ilir Meta, se është “armik” me Edi Ramën, kur para 5 vitesh vidhte bashkë me të, ndërsa 10 vite më parë vidhte bashkë me Sali Berishën, duke bredhur me thes në krah majtas-djathtas sipas llokmave të pushtetit...

Nëse spiuni Ilir Meta nuk do njihej e nuk do ishte faktuar si krye hajdut, do besohej në çdo “betim” që ai po bën për luftë kundër korrupsionit dhe rrëzimin e hajdutëve nga pushteti, mirëpo shqiptarët nuk e besojnë, madje janë të bindur se është mik pazaresh me Edi Ramën.

Këtë lidhje të tyre e tregon edhe fakti, që daja i Ilir Metës, i quajtur Vladimir Metani, biznesmen ndërtimi, turizmi, pastrimi mbetjesh, prodhim mermeri e gurësh dekorativ dhe i lidhur me biznese offshore në parajsat fiskale, merr miliona euro tenderë nga qeveria e Edi Ramës.

Daja i spiunit I.M, që po aktron si armik i Edi Ramës, ka firmat “Desart Company Sh.p.k” e “Nivbelun Sh.p.k” 100% kapitale në pronësi të tij, me aktivitet ndërtim, pastrim mbetjesh, prodhim e tregtim, agjenci turistike, materiale inerte etj.

Nipi spiun I.M denoncon vjedhjet e Edit, daja Ladi ka marrë 20 milionë

Po kështu, Vladimir Metani është ortak me 25%, te firma “Augustia Sh.p.k” me aktivitet kryesor turizmin, në të cilën është administrator Alban Mësonjësi, burri i prokurores Ornela Rrumbullaku dhe ekzemplar i mafies ruse të bixhozit e listës së firmave offshore te lista “Panama Papers”.

Nipi spiun I.M denoncon vjedhjet e Edit, daja Ladi ka marrë 20 milionë

Nga muaji nëntor 2013 e deri tani, vetëm me firmën “Desart Company Sh.p.k”, daja i spiunit I.M që po denoncon vjedhjet e Edi Ramës, të ministrave e drejtorëve, ka marrë 20 milionë Euro tenderë nga qeveria “Rilindja”.

Tenderi i radhës, Vladimir Metanit iu dha më 3 prill 2023, nga Bashkia e Tiranës, me vlerë 820 milionë lekë për ri-konstruksionin e rrugës “At Stath Melani”, madje me vlerë 120 milionë lekë më tepër se oferta më e ulët.

Edi Rama e di, që ky është daja i Ilir Metës dhe lejon, ose më saktë edhe u thotë t’i japin tenderë, sepse po të mos dojë Edi Rama, ministrat, krye bashkiakët dhe drejtorët nuk guxojnë as ta pranojnë në gara tenderësh.

Ndërsa me dy firmat e tjera “Nivbelun Sh.p.k” e “Augustia Sh.p.k”, daja i Ilir Metës dhe ortakët e tij të parajsave fiskale, nuk dihet se çfarë punësh bëjnë, mbasi as në tatime nuk kanë bilance qysh prej vitit 2014, kur janë krijuar pas koalicionit të nipit në pushtet me Edi Ramën.

Edhe ky fakt, është i mjaftueshëm që shqiptarët të mos e besojnë sharlatanin krye hajdut Ilir Metaj, sikur gjoja është “armik” me Edi Ramën, kur para 5 vitesh vidhte bashkë me të, ndërsa 10 vite më parë vidhte me Sali Berishën, duke bredhur me thes në krah sa majtas-djathtas sipas llokmave të pushtetit./Pamfleti

daja i ilir metës edi rama vladimir metani tenderë