
Me gojën e vet, pasi lexoi edhe një herë postulatin, “Amerika e para, ne nuk dorëzohemi, luftë, luftë, luftë”, Presidenti Trump, ka lexuar edhe betimin se “do ta gjejmë atë bir ku*ve që ka korruptuar FBI-në”...
Presidenti Donald Trump, në fjalimin e parë pas fitores historike, nuk i harroi 3 armiqtë publik të tij, Aleks Soros, Edi Ramën dhe Kinën.
Në imazhet e para alegorike, tërthorazi, pra pas malit ku “turpëroi” 3 presidentë amerikanë, Bill Clinton, Barcak Obanën dhe Joe Biden, duke i mundur thellë me votë, pasi kandidatja Kamala Harris ishte vetëm një “maskë”, doli ballë për ballë me treshen që kanë dëmtuar rëndë ekonominë dhe sigurinë kombëtare të shtetit më të fuqishëm të Globit.
Këta duan kërbaç, jo rivalitet, pasi paraja e madhe i bën të rrezikshëm për njerëzimin, nëse nuk u ulet koka.
Mediat e majta, ato që demonstruan forcë në basenin e botës mafioze, që shpifën dhe shpërfillën njeriun më të fuqishëm e më të ndershëm të Globit, deri në çastin e fundit kur populli amerikan ngriti dallgë të pa përballueshme, nuk e kthyen atë që me të drejtë i përket epokës së re.
Proceset e zhvillimit, si etapë të parë kanë ndryshimin.
Po a ka ndryshim pa ndëshkim?
Kjo është çështja sot. Rikthimi i presidentit Trump nuk shijohet si një melodi e ëmbël për veshët e kriminelëve dhe hajdutëve, sidomos të atyre që investuan që kjo ditë të mos vinte kurrë.
Paratë që ka përdorur fondacioni Soros edhe për të zhdukur Presidentin Trump, fatmirësisht janë në librat e historisë së FBI-së.
Si Aleksi, si Edi, nuk mund të mos ishin në dosjen e famshme Rama- McGonigal.
Me gojën e vet, pasi lexoi edhe një herë postulatin, “Amerika e para, ne nuk dorëzohemi, luftë, luftë, luftë”, Presidenti Trump, ka lexuar edhe betimin se “do ta gjejmë atë bir ku*ve që ka korruptuar FBI-në”.
McGonigali, njëlloj si Sorosi, nuk ishin miq të Edi Ramës pa interesa.
Kjo lukuni, ka punuar haptas për të zhdukur demokracinë dhe presidentin Trump, prandaj edhe është e para që duhet të gjejë vrimë miu diku nëpër qoshe të birucave të ndëshkimit.
Një nga garat më interesante që po merr vëmendje, është ajo për Senatin në Teksas mes republikanit Ted Cruz dhe demokratit Colin Allred, ku vetë senatori deklaroi se Aleks Soros kishte derdhur mbi 100 milion dollarë për të deformuar votën, sipas modelit të Edi Ramës.
Atje nuk funksionoi dhe populli rizgjodhi Cruz, por kjo nuk është shqetësimi ynë.
Lidhjet dhe takimet e shpeshta të Soros me Edi Ramën, mbase janë bankomati që furnizon ndërhyrjet me para edhe në sistemit amerikan.
“Duan të më gozhdojnë. Çdo reklamë në televizion është një sulm kundër meje. Duan të kthejnë Teksasin,” deklaroi Cruz.
Nëse koorporatat e korruptuara, deri në Shtëpinë e Bardhë, janë fajtore dhe bashkëpunëtore, Soros dhe Edi Rama, janë mëkatarët që tashmë janë përpara hetimit dhe ndëshkimit.
I pari, pasi “bleu” një plumb në pazarin e parazitit miliarder antiamerikan të Surrelit, e postoi në platformën digjitale si kërcënim për Presidentin Donald Trump, sa edhe patronazhistët e rrugës së Elbasanit u kapën dorë për dore si në kaba kavaje.
Prandaj repertori i skenës është në skaner, i shtrirë dhe gati për t’u shkrirë.
Edhe akullnajat e diplomacisë do të shkrihen.
Shumë shpejt, do të duhet të mësohemi me një “biçikletë” tjetër, me një ambasador të pa ndryshkur, politik dhe të ngurtë përballë fyerjeve apo joshjeve të mafies sorosiane që rrjep popullin shqiptar dhe Amerikën e fryn në zjarrin e konflikteve false të klasës së vjetër politike.
Nëse gjithë Bota, do të futet në skemën e pagesës së tarifave 10 deri 20 për qind për eksportet në Amerikë, Kina do i ketë marrëdhëniet më kaotike, do të paguajë 60 për qind.
Kontributet thelbësore në fushën e politikës së epokës së re, dhe shtylla ku shoqëria ka varur vampirët, janë panorama pas perdes së skenës që hapet më 20 janar.
Episodet do të jenë të bukura, pasi Donald Tump fundosi 3 ‘armiq’, Aleks Soros, Kinën dhe Edi Ramën, për të “shëndoshur trupin e sëmurë të Amerikës”, siç premtoi para gjithë Botës./Pamfleti
Lini një Përgjigje