Dosja e zezë 1 Qershor 2023, 14:11

Drejtësia e re nuk po ua “prek as qimet” Sali Berishës, Ilir Metës dhe peshkaqenëve të 30 viteve

Shkruar nga Pamfleti
Drejtësia e re nuk po ua “prek as qimet” Sali Berishës,
Peshkaqenët e 30 viteve

Deri tani, kemi parë që SPAK po merret me “cironka”, që firmosin ndonjë tender sa dreka e 1 ministri dhe me zyrtarë të dorëhequr, që Arben Krajës e Altin Dumanit, ia kanë çuar vetë sundimtarët Rama, Berisha e Meta, si “kurbanë” për dekor para SHBA-BE...

Po bëjmë një parantezë: E kemi quajtur drejtësi të vjetër atë para vitit 2019, dhe quajtëm drejtësi të re këtë me SPAK, GJKKO, KLP, KLGJ e ILD, por gjatë 4 viteve po shohim që drejtësia e vjetër nuk është shkulur.

Reforma në Drejtësi u bë me modelin juridiko-penal, me financimin dhe mbështetjen e SHBA-BE, por mafia politike shqiptare nuk i lëshoi nga “vargonjtë” prokurorët e SPAK dhe gjyqtarët specialë, madje as vetë këta nuk po shkëputen prej tyre, sepse ata i kanë emëruar.

P.sh., kur u bë gara për zëvendësimin e Arben Krajës, kryeministri Edi Rama në emër të Berishës e Metës dhe kupolës mafioze e oligarkike, bëri presion ndaj ambasadores Yuri Kim, që në krye të SPAK të mos emërohej i preferuari i SHBA, Altin Dumani, por Kondili apo Xholi i tyre.

Koha tregoi se dhe Altin Dumani, është e po vepron si ata, duke mos prekur asnjë prej krerëve të politikës, oligarkë e trafikantë të lidhur me ta në biznese e aktivitete pastrimi miliardash.

Kemi folur kundër drejtësisë së vjetër dhe më të drejtë, sepse prej 27 vitesh ishte një “moçal” korrupsioni, nepotizmi, padrejtësie, pabarazie ligjore, presioni me pranga e gjoba ndaj njerëzve që kërkonin drejtësi dhe jepte vendime në favor të krerëve të politikës e bandave kriminale.

Vërtetë që ajo i ishte drejtësi e kalbur, por ama “mamuthin” Ilir  Meta e hetoi dhe e çoi në gjyq penal duke e degjeneruar botërisht, paçka se nuk e çoi në burg sepse ai e bleu pafajësinë.

Por drejtësia e re e quajtur SPAK, në 3 vite me Arben Krajën e 6 muaj me Altin Dumanin, nuk po e prekë Ilir Metën, për asnjë prej dosjeve të rënda kriminale, korruptive e vjedhjesh gjigande si floriri, CEZ-DIA, vagonët austriakë, shitja e BKT me 1 (një) USD, koncesioni i bakrit, kromit, naftës, Bankers, pastrimi i parave, lobimet ruse me gruan, vrasjet në gurore, zhdukja e Eduard Belegut dhe financime e vrasjesh me pagesë, që denoncoi killeri Altin Dumani.

Për të treguar që SPAK është “drejtësi e re”, Altin Dumani mashtroi dhe amerikanët me 22 shkurt, duke aktruar sikur e thirri Ilir Metën për aferën CEZ-DIA e do ta çonte para drejtësisë.

Por as sot pas 4 muajsh, SPAK nuk ka nisur procedim penal ndaj Ilir Metës, madje emrin e tij nuk e ka përcjellë as te Byroja Kombëtare e Hetimit, për ta hetuar si “koka”  e kësaj  afere miliona Euro, që me urdhër të Ilir Metës për ta fshehur, “hëngri kokat” e dy dëshmitarëve kryesorë: Ambasadorit Qazim Tepshi e drejtorit Zamir Stefani.

Mjafton ky fakt, për të thënë se drejtësia e re nuk ka asnjë ndryshim nga drejtësia e vjetër, mbasi nuk po i prek “peshkaqenët” e 30 viteve, duke bërë pazare të fshehta me Ilir Metën, Sali Berishën, Edi Ramën dhe oligarkët e trafikantët, kundër platformës së SHBA-BE.

Deri tani, kemi parë që SPAK po merret me “cironka”, që firmosin ndonjë tender sa dreka e 1 ministri dhe me zyrtarë të dorëhequr, që Arben Krajës e Altin Dumanit, ia kanë çuar vetë sundimtarët Rama, Berisha e Meta, si “kurbanë” për dekor para SHBA-BE./Pamfleti

peshkaqenët e 30 viteve spak drejtësia e re berisha meta rama