E tha Batoni. Vij nga Uashingtoni. SPAK-ut mos i besoni...
Kë përfaqëson Baton Haxhiu në takime sekrete në Uashington, mund të ishte një pyetje për Ambasadën Amerikane, nëse Babloku nuk i kishte “vrarë” gjithë gazetarët e lirë.
I ka “pushkatuar” lajmësit, u ka mbyllur dyer e dritare dhe duhet të ndjekim vetëm 4 Klanet Mafioze si i kanë kordat e zërit që të kuptojmë sa do e shtypin publikun nesër.
Lajmi i sotëm është “tritol” edhe kundër Amerikës.
E tha Batoni. Vij nga Uashingtoni. SPAK-ut mos i besoni.
E dëgjuat tek ‘Syri i Çimit’, e tha a po jo?!
Këtë “salcë” sekretesh të takimeve të Baton Haxhiut, e hodhi në groshën e vet edhe Ilir Meta para ca ditësh.
Edhe Likja, njëlloj si Babloku, Non- Grata apo Fatmir Mediu që shumë herë na sjell mesazhe nga takimet me kongresmenët amerikanë; ose i bëjnë presion SPAK-ut me dokrra se Ambasada nuk dëgjon fare se ç’bëhet në fshatin tonë, ose duhen vlerësuar si rrezik potencial i organizimit të mafies për të lënë në pushtet ose sheikun Edi Rama, ose Shehin Sali.
Edhe Saliu ka sektin e vet, njëlloj si Edi, por le të merremi sot me Batonin.
Batoni, për nga akuzat publike dhe dosjet e majme, duhej të ishte në burg.
Është njëri ndër pasanikët e frikshëm të Ballkanit, apo jo?!
Po kush e mbron dhe kë përfaqëson ky, në këto takime “sekrete” në Uashington?!
Në fshat njihet si këshilltar i Edi Ramës, në punë shihet me këmishën e bardhë të medias së lirë, të bërë pis me naftën ruse, me mbeturina inceneratorësh e mik me prokurorët e SPAK-ut dhe “Shtëpinë e Bardhë”.
Batoni edhe kur kapet me miliona dollarë hajdutëri, del në media e shet po*dhë se do të vazhdojë t’i ndajë fitimet me ata që nuk e paskan ndërmend të arrestojnë as edhe një ministër apo gazetar milioner me rroga më të ulëta sa të kolegëve në Greqi.
Të ma gjejë Batoni, cilindo gazetar në botë, që u bë sheik me profesion dhe unë i kërkoj falje publike.
Batoni nga Uashingtoni na solli lajmin se SPAK do të pushojë pak.
Po, ky është interesi i Mafies. Zgjedhjet e pranverës t’i vjedhë Edi Rama.
Pra, sipas Batonit, nuk do arrestohet as Olsi Rama që është në krye të listës së kartelit të kokainës nga shumë shërbime të huaja, as Shkëlzen Berisha që vetëm në 12 vjet të qeverisjes socialiste, dyshohet se ka shtuar rreth 8 milionë e 400 mijë dollarë në pasuritë familjare, as EdI Rama e Ilir Meta dhe as Engjëll Agaçi me investitorët strategjikë që kanë rrjepur Shqipërinë dhe lëkurën ja kanë varur, në lajm të Batonit të Uashingtonit.(Vijon...)/Pamfleti
Lini një Përgjigje