Deri kur, kryepolici i bandave të krimit do të vazhdojë të jetë në krye të policisë së Shtetit?
Pjesë e grupit të lidhur me kryepolicin Ilir Proda, është edhe shtetasi Petrit Selman Cara, me dosje penale për trafik droge, qeniesh njerëzore e personash në kërkim, me dokumente false drejt vendeve të BE dhe transportim ilegal ndërkombëtar të parave me burim veprimtaritë kriminale.
Më 27 janar 2021, Policia nëpërmjet operacionit “Shtegtimi”, organizuar pas infomacioneve nga partnerët gjermanë e francezë, arrestoi Petrit Carën dhe grupin e tij prej 7 personash, sepse falsifikonin testet “Covid 19” dhe kontrata pune për në vendet e BE, kundrejt pagesës 600 Euro.
Pesë dosje të tjera për aktivitetin kriminal të Petrit Carës, lidhen me trafikimin e qenieve njerëzore drejt Francës, Anglisë, Gjermanisë, Italisë, Holandës, Norvegjisë, Suedisë etj., nëpërmjet agjencive “Evropian Travel” e “Star Tours_2014” dhe pas vitit 2020 me agjencinë e tij “Anumi Travel”.
Këto aktivitete kriminale, Petrit Cara ka filluar t’i kryejë kur miku i tij Ilir Proda ishte shef sektori kundër krimeve ndaj jetës e lirisë së personit, në Drejtorinë e Policisë së Shtetit.
Fluksin e trafiqeve njërëzore, transportin e parave ilegale dhe drogës, Petrit Cara e shtoi në vitet 2016-2019, kur Ilir Proda ishte në seksionin për hetimin e narkotikëve dhe kundër krimeve ndaj personit e pasurive në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe pas muajit tetor 2024 që është ëmëruar drejtor.
Disa herë në këto detyra, Ilir Proda, ka ndërhyrë që të mos prekej miku i tij kryetrafikant Petrit Cara; madje para se ky të arrestohej më 21 janar 2021, Ilir Proda, në atë kohë Zv/Drejtor për Hetimin e Krimit në Korçë, ndërhyri t’i hiqej emri nga listat e operacionit policor, por nuk ia arriti, sepse emri i tij ishte në dosjen që dërguan policia gjermane e franceze.
Kryetrafikanti Petrit Cara, vëllai i Ylli Carës, ortak biznesi me Ilir Prodën dhe financues i dy banesave
Emri i kryetrafikantit Petrit Cara, është në dosjet e policisë, të prokurorisë e partnerëve Anti-mafie të vendeve të BE, por është skeduar edhe si mik i zyrtarit të policisë Ilir Proda, prej 1 viti e gjysmë Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.
Lidhja është krijuar prej vëllait bashkë-trafikant Ylli Cara, njeherazi me dosje krimesh të tjera; emri i të cilit ka dalë gjatë vetingut të Ilir Prodës, si bashkë-ortakë në firmën “Sara&Kristi” të makinave me qira, dhe si financues i blerjes së 2 banesave për Ilir Prodën në Tiranë..
Si shpërblim, kryepolici Ilir Proda e ka shpëtuar Ylli Carën më 25 prill 2025, kur bashkë me bandën e tij, plagosi rëndë dhe mori e mbajti peng një punonjëse faturiste të OSHEE.
Kryepolici Ilir Proda, me fuqinë e pushteit mbi policinë, vazhdon mbron dy miqtë e tij trafikantë, vëllezërit Ylli e Petrit Cara, që të mos pengohen e të mos preken, për aktivitetin e trafikimit që bëjnë me mjetet e agjencive të tyre turistike “Anumi Travel” e “Star Tours”.
Ishte kryepolici Ilir Proda, që shpëtoi nga arrestimi dhe procedimi penal, miqtë e tij të bandës “Cara”, kur organizuan kurthin për vrasjen e dështuar ndaj një shtetasi.
Ndërsa Ilir Prodën e kanë shpëtuar disa herë ish-ministrat, Fatmir Xhafaj, Sandër Lleshaj e Bledar Çuçi dhe drejtorët e AMP duke i fshehur bëmat e lidhjeve me krimin.
Por e shpëtoi dhe prokuroria, duke i pushuar disa çeshtje penale, një prej tyre, rasti i rrahjes barbare brenda zyrës së tij në Komisariatin nr. 2-Tiranë në nëntor 2014, të një zonje që pas grushtave të Prodës përfundoi në Spitalin e Traumës.
Skandali thellohet, prej faktit që Ilir Proda është emëruar dhe vazhdon detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë me lidhje të forta me bosë krimi, dy prej tyre vëllezërit trafikantë Ylli e Petrit Cara./Pamfleti
Ka lidhje me Ylli Caren i cili beri gjithe emrimet e policise shefat e komisariatit e Drejtori i Tiranes viheshin ne radhe per tw takuar Ylkin i cili ishte sekseri i tij