
Mafia nuk u trembet as ekspeditave të SPAK-ut, as të amerikanëve, pasi ato janë sporadike dhe nuk rezultojnë ende të rrezikshme për të...
Po të ishin arrestuar 4 Klanet mafioze që drejtojnë 20 familjet kriminale, do të kishim shtet ligjor, SPAK, Qeveri e Opozitë të pastër. Nuk do të kishim këta kandidatë hajdutë për kryetar bashkish dhe nuk do kërciste pushka përditë, duke vrarë kaq shumë kriminelë.
Pra, pse ti kapim mafiozët?
Ata, edhe kur vrasin, u vënë selenciator armëve.
As bëjnë zhurmë, as duan zhurmë. Ja, shikoni sa me kujdes u montojnë selenciator edhe mediave, SPAK-ut diplomatëve, zyrtarëve, duke disiplinuar edhe realitetet e anonimitetet e zeher shfryrjes nëpër labirinthet e mizeriabilitetit ku jetojnë fshatarët me buzët në vibrim e gati e barkun bosh.
Mafia nuk u trembet as ekspeditave të SPAK-ut, as të amerikanëve, pasi ato janë sporadike dhe nuk rezultojnë ende të rrezikshme.
Mbytja e mundësive për arrestimet VIP, veshja e kriminelëve me “gjoksore” e gjerdan “fishekësh” kundër ambasadores amerikane Yuri Kim sa herë ajo ngre ndonjë shtjellë rebelimi me motive fshati, vërtetë është kërcënimi më i madh i demokracisë, por edhe parimi, se çdo popull meriton qeverisjen që ka.
Këtë tha ambasadori Donald Lu dikur, ja ku i keni, kapini.
Atë që orientoi Lu bënë shqiptarët, por pasardhësi i tij, akoma nuk di gjë.
I kapën hajdutët në “kopsht”, po ku ti çojnë?!
Ende vazhdojnë t’i ushqejnë me bukën e fëmijëve të vet.
Kush del t’i thotë ambasadores Yuri Kim, se këta e kanë shkrumbuar fshatin, se i njohim mirë pronat e bëmat e tyre, përpjekjet e dështuara, gjithmonë në të njëjtën trajektore pritjeje poshtëruese, kanë rritur skizofreninë që po bëhet rrezik jo i vogël.
Kriminelët janë të fortë ekonomikisht, të lidhur me njëri-tjetrin si zinxhirët e qenit, që po u këput një hallkë, egërsira të shqyen.
Duke qenë të tillë, janë politikanë, zyrtarë, e çfarë u do prapanica atyre.
Nuk ua ndjeu fare, as kur ambasadori Donald Lu nxori laps e letër, cingëriu “nervat” dhe u betua në mes të fshatit; Amerika ka hetuar 4 Klanet mafioze që drejtojnë 20 familjet kriminale; ato do të kthejnë gjënë e vjedhur e do shkojnë para drejtësisë.
Nuk ua ndjeu, se askush nga mediat nuk guxon as t’ua përmend emrat. Janë të egër, të armatosur, të pushtetshëm.
Ja në lista për kryetar bashkiakë, deputetë, ministra, zyrtarë, që jetojnë të grupuar, si qentë rrugaçë. E fshatarët e dinë, po të sulmuan qentë, gjej vrimë e futu.
Të kapen të gjithë njëherësh, ngjan pamundësi, një nga një, rrezikshmëri. Ai që i njeh mafiozët deri nga ora, makina, kostumi, ka ikur. Sot kriminelët kanë ndarë pushtet e pasuri me prokurorët, politikanët, diplomatët, zyrtaret dhe vënë rregullat e veta kudo në fshat.
E pra, s’keni ç’bëni, përballë egërsirave më mirë mos u tërboni, mos e digjni fshatin, thjeshtë ngrini duart lart, nga Qielli e lutuni; Zot, mos ta dijë Yuri Kim se Donald Lu, kishte zbuluar 4 Klane mafioze!/Pamfleti