Dosja e zezë30 Mars 2023, 14:49

Edhe Ervin Salianji “Non Grata”

Shkruar nga Pamfleti
Edhe Ervin Salianji “Non Grata”
Ervin Salianji dhe Sali Berisha

Dega e PD Korçë, sot Foltore e Korçës, me në krye "të emëruarin" e Andrea Manos, Devis Osmanin, nuk e lejojnë Salianjin në zyrat e partisë.

Kandidatja për Kryetare Bashkie nga BF/PL Ledina Alolli dhe deputeti i Korçës Ervin Salianji ishin organizatorët e anti foltoreve në Korçë, takime ku glorifikonin kryetarin Lulzim Basha dhe karakterizonin si llum, baltë, maskarenj dhe hajdutë ata që pasonin Berishën dhe se si të gjithë duhet të qëndronin larg “non- grata’s.

Në ato momente Kryetari i Degës së Korçës Devis Osmani, kunati i ish kryetarit të Partisë Socialiste në Korçë, për shkak përplasjesh individuale me Lulzim Bashën dhe Salianjin, për faktin që Basha nuk e bëri deputet të Korçës Andrea Manon, kaluan me Foltoren për kontrapeshë të deputetit Salianji.

Ky i fundit gjeti një vigane politikane lokale ku të mbështetej dhe kjo ishte Ledina Alolli. Me të dhe disa pasvanë të tij, Salianji, sepse ka edhe ai disa ndjekës, organizonin anti foltoret dhe kërkonin të bindnin njerëzit kundër ‘non- grata’s.

Dhe nuk e kishin keq, sepse kur nuk të do Amerika, e ka një lak litari. Por nuk vonoi dhe situata u përmbys...

Teksa deputeti ishte shpallur “non- grata” në Degën e PD Korçë, bëhet një kollotumba e madhe dhe Ledina kalon në kohën shtesë të ndeshjes me Saliun, me Foltoren, me Metën, të njëjtën gjë bën edhe deputeti Salianji.

Normalisht që nuk bëhet fjalë për moral politik, për qëndrime politike, për parime dhe objektiva politike zhvillimi; nuk bëhet fjalë as që të kishin pretendime të fitonin Bashkinë, atë ja lanë Peleshit, kanë marrëveshje me të dhe njerëzit e tij në Korçë, pasi në primare për Alollin votuan shumë socialistë.

Por në Korçë, deputeti Salianji nuk shkel më, ose vjen dhe ikën si hije. Në Partinë e Foltores nuk shkel, nuk është prezent në asnjë takim, në asnjë mbledhje, askund. Kryetari Osmani dhe Sekretari i Partisë ja kanë mbyllur derën. Më lehtë hyn Ilir Meta në Partinë e Korçës, sesa Salianji.

Ne si votues të djathtë, pyesim: me kë të jemi tani?

Me Salianjin që është edhe me Ledinën edhe me ‘non grata’n? Me Osmanin që është kryetar dhe nuk e lëshon timonin se e mban ‘non grata’? Me Ledinën që është edhe me Salianjin, edhe me Osmanin, që ishte e Bashës dhe u bë e Berishës? Apo të jemi me demokratët që këta të tre u kanë dhënë shkelmin?

Ne jemi me demokratët, me të djathtët dhe presim orën që të ikin këta dhe mos të duken më, se e shkatërruan Korçën...

Disa qytetarë nga Korça

ervi salianji korça non-grata