Kryeministri kërkon largimin e kryebashkiakut të Tiranës, ndërsa mbyll sytë për dhjetëra kryebashkiakë të PS-së nën hetim apo të dënuar...
Përplasja mes Edi Ramës dhe Erion Veliajt ka dalë hapur. Kryeministri ka urdhëruar shkarkimin e kryebashkiakut të Tiranës, edhe pse ligji nuk e parashikon një akt të tillë për një të paraburgosur. Nëse për kryebashkiakë të tjerë të PS-së, të hetuar apo të dënuar, Rama mbylli sytë, në rastin e Veliajt ai goditi fort, duke e kthyer Këshillin Bashkiak në një instrument personal hakmarrjeje. Ky është sinjali politik: beteja mes shefit të qeverisë dhe “delfinit” të tij është shndërruar në luftë për jetë a vdekje.
Pas urdhrit të Kryeministrit për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, që këshilltarët e PS-së do ta zbatojnë me shpejtësi në shkelje të Ligjit nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, ka shkuar në 6 numri i bashkive pa kryetarë, që duhet të zhvillojnë zgjedhje për drejtues të rinj.
Bashkitë e PS-së ku do të bëhen zgjedhje:
-Në Bashkinë e Tiranës do të zhvillohen zgjedhje sepse ka dhënë urdhër Edi Rama, megjithëse ligjërisht, si i paraburgosur, kryetari Erion Veliaj nuk është subjekt ligjor për shkarkim nga detyra.
-Në Bashkitë Berat, Tepelenë dhe Mat do të zhvillohen zgjedhje sepse ish-kryetarët Ervin Demo, Tërmet Peçi dhe -Agron Malaj dhanë dorëheqjen në mars dhe u bënë deputetë.
-Në Bashkinë e Vlorës do të zhvillohen zgjedhje sepse kryetari Ermal Dredha dha dorëheqjen, nën presionin e kryeministrit Rama.
-Në Bashkinë e Cërrikut do të zhvillohen zgjedhje sepse kryetari Andis Salla u emërua ministër.
Edhe 13 kryebashkiakë të PS-së me dosje në SPAK:
-Emiriana Sako, kryebashkiake e Durrësit, është në hetim nga SPAK për falsifikim dokumentesh dhe korrupsion, për tenderin e depozitimit të mbetjeve në landfillin e Tiranës, tenderin e koshave dhe tre tenderë rindërtimi, si edhe abuzime me bonuset e qirave.
-Armando Subashi, kryebashkiaku i Fierit, është në hetim nga SPAK për tokën e landfillit të Fierit dhe tenderët e karburantit të dhënë pa garë trafikantit dhe vrasësit me pagesë Renato Çami.
-Kreshnik Hajdari, kryebashkiaku i Kuçovës, është nën hetim për shkatërrimin e burimit ujor dhe Parkut të Mbrojtur Sinec në Lumas, si edhe për vjedhje në tenderin e ujësjellësit me Pëllumb Salillari.
-Në hetim nga SPAK janë edhe kryebashkiakët: Ilir Xhakolli i Pogradecit; Rexhë Byberi i Tropojës; Erion Isai i Kolonjës; Majlinda Bufi e Roskovecit; Tonin Marinaj i Malësisë së Madhe; Eriselda Sefa e Lushnjës; Kristian Shkreli i Vaut të Dejës.
-Kryetari i Rrogozhinës, Edison Memolla, vazhdon të jetë në detyrë megjithëse është dënuar me 1 vit burg për krim zgjedhor. Ndërkohë, Rama nuk e shkarkon.
-Nën hetim nga SPAK për korrupsion janë edhe Tërmet Peçi i Tepelenës dhe Agron Malaj i Matit, të cilët Babloku i bëri deputetë.
Fakte që ngrejnë dyshime për goditjen e Edi Ramës ndaj Erion Veliajt
-Për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, Rama urdhëroi Këshillin Bashkiak për ta shkarkuar, me argumentin se prej 7 muajsh ndodhet në paraburgim.
-Për kryebashkiakun e Tropojës, Rexhë Byberi, Rama nuk urdhëroi shkarkim, megjithëse ai ishte 11 muaj në “arrest shtëpie” me vendim të SPAK dhe Gjykatës së Posaçme.
-Bashkia e Tiranës është pa kryetar në zyrë prej 10 shkurtit 2025 dhe kryeministri kërkoi shkarkimin e tij; ndërkohë Bashkitë Berat, Tepelenë dhe Mat, prej 6 marsit 2025 janë gjithashtu pa kryetarë, por Rama nuk ka urdhëruar zgjedhje.
-Në vitet 2019–2022, Rama i la pa kryetarë Bashkitë Durrës dhe Shkodër dhe nuk urdhëroi zgjedhje të parakohshme për kryebashkiakë të rinj./Pamfleti
Lini një Përgjigje