Pasi ndërtoi për 13 vite një sistem pushteti të pakontestueshëm, Edi Rama po përballet me një revoltë qytetare që nuk kërkon vetëm ndryshim qeverie, por rrëzimin e modelit politik që ai ngriti...
Kundër lëvizjes anti-sistem politik dhe anti-pushtet autokratik e mafioz, të pagëzuar “Revolucioni i Flamingove”, është pozicionuar hapur kryeministri Edi Rama, me prapaskena për uzurpim dhe denigrim të protestuesve, ndërsa në krah të tij vepron edhe ortaku politik Sali Berisha, i cili paraqitet si mbështetës i lëvizjes.
Sali Berisha, 82 vjeç, me statusin “non grata” nga SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar, nuk ka më shumë për të humbur. Ai ka humbur besimin e një pjese të madhe të shqiptarëve dhe të ndërkombëtarëve, ndërsa pushteti për të është kthyer në një objektiv pothuajse të paarritshëm, edhe pse vazhdon ta quajë “kilometrin e fundit”.
Ndërsa Edi Rama është mbërthyer nga paniku i humbjes së pushtetit, të cilin e zotëron prej 13 vitesh me dorë të hekurt, duke e trajtuar qeverinë, parlamentin, drejtësinë, administratën, policinë, SHISH-in dhe pasuritë kombëtare si instrumente për ruajtjen, forcimin dhe paprekshmërinë e sundimit të tij.
Por ky sundim është vënë përballë një proteste masive, vetëm pak ditë pasi Rama përjetoi kulmin e vetëkënaqësisë politike në Bruksel, mes ceremonive, fotografive, përqafimeve dhe spektaklit të zakonshëm personal.
Ndërkohë që në sheshet dhe rrugët e Tiranës, por edhe në diasporë, po vazhdon e zgjerohet “Revolucioni i Flamingove”, kundër tij po sillet vërdallë “korbi” Edi Rama, me mashtrime, dredhi, karshillëk, presione dhe denigrime në rrjetet sociale, si dhe në takimet e përditshme me militantët e Partisë Socialiste.
Me besimin e konsumuar, ai vazhdon të flasë në emër të qindra mijëra votuesve, ndërsa përpiqet të tallet me protestuesit dhe të denigrojë veçanërisht të rejat që janë bërë simbol i protestës.
Me bluza që mbajnë figurën e flamingos, protestuesit janë kthyer në kundërvënien simbolike të pushtetit, ndërsa “korbi” Rama vazhdon të bëjë “krra-krra-krra”, me shpresën se do t’i trembë dhe do ta shuajë revoltën që është ngritur kundër tij.
Sipas një legjende biblike, korbi ka qenë dikur pëllumb, por për shkak të mëkateve që kreu mes të vetëve, u shndërrua në një shpend të zi, të dënuar të mbetet përjetësisht simbol i ogureve të këqija dhe i fatkeqësive.
Për shumë shqiptarë, edhe Edi Rama ishte një “pëllumb” në vitin 2013, kur mori besimin e mbi një milion votuesve dhe iu dorëzua drejtimi i vendit, pasi pushteti iu hoq “korbit” Sali Berisha për zullumet dhe abuzimet e tij.
Por gjatë këtyre 13 viteve, sipas kritikëve të tij, Rama ka përsëritur të njëjtat gabime.
Ka ngritur një sistem pushteti personal dhe familjar, të mbështetur mbi rrjete klienteliste, oligarkike dhe mafioze, që kanë funksionuar si shtet brenda shtetit.
Një sistem që, sipas kundërshtarëve të tij, ka shfrytëzuar pasuritë publike dhe fondet e shtetit për interesa të ngushta politike dhe ekonomike.
Dhe pikërisht kundër këtij sistemi është ngritur sot “Revolucioni i Flamingove”, i cili po tenton të kthejë zemërimin qytetar në një lëvizje të organizuar politike kundër pushtetit aktual./Pamfleti
Ky vampir,kjo mostër, duhet medoemos të digjet në zjarr,për të gjitha të zezat që i ka bërë këtij kombi e kësaj toke. Por e keqja më e madhe që do e vuajmë ndër vite do jenë patronazhistët,sekt me zemër të zezë,pa gjak, e krijuar nga kjo fëlliqësirë për ti nxirë jetën popullit. Kjo mbetje është njësoj si spiunët e diktaturës që pësonin posht dritares në ç'kanal ke lënë tv. Dhe të nesërmen e shifje veten prapa hekurave.