IDU paralajmëron kapjen e shtetit dhe kërkon sanksione ndaj arkitektëve të krizës institucionale…
Rezoluta e International Democracy Union, një organizatë e drejtuar nga Partia Republikane Amerikane dhe që përfaqëson qendrën e djathtë të botës demokratike, nuk është një tekst formal. Është një paralajmërim i qartë se Shqipëria po shkon drejt një modeli ku politika, krimi dhe institucionet e shtetit bashkohen në një strukturë të vetme kontrolli.
Dokumenti shënon për herë të parë në një tekst ndërkombëtar se vendi ynë rrezikon të kthehet në një shtet të kapur.
IDU e përshkruan këtë situatë si kërcënim për demokracinë, për stabilitetin rajonal dhe për sigurinë e aleatëve perëndimorë. Ky nuk është një opinion politik i brendshëm. Është diagnozë që vjen nga jashtë, nga një organizatë që përfaqëson qeveri dhe parti të rëndësishme në SHBA, Europë dhe në vende të tjera të botës.
Rezoluta flet për manipulim zgjedhjesh, përdorim të burimeve shtetërore për përfitime politike, shfrytëzim të mediave të kontrolluara dhe ndikimin e krimit të organizuar në ekonomi. Ajo flet për institucione drejtësie që nuk kanë arritur të krijojnë besim dhe për një sistem që rrezikon të futet në cikël të mbyllur mosllogaridhënie.
Kjo goditje ndërkombëtare duhet të kishte qenë alarm për çdo institucion në Shqipëri. Por heshtja e tyre tregon se problemi është më i madh se çdo reagim publik. Rezoluta nuk hedh thjesht akuza. Ajo kërkon hapa konkretë. Kërkon sanksione të drejtpërdrejta ndaj zyrtarëve që kanë kapur institucionet, kërkon rritje monitorimi për proceset zgjedhore dhe kërkon që Shqipëria të shohë nga Perëndimi si aleat dhe jo si pengesë.
Për shqiptarët, kjo rezolutë nuk është thjesht një tekst politik. Ajo tregon se demokracia në vend është në pikën më të dobët. Tregon se institucionet që duhej të kontrollonin pushtetin, nuk po e bëjnë. Tregon se partitë politike nuk po përfaqësojnë interesin publik. Tregon edhe se shoqëria është e pambrojtur kur pushteti përdor instrumentet e shtetit në vend të ligjit.
Rezoluta e IDU është një thirrje e qartë: Shqipëria nuk mund të qëndrojë më në këtë trajektore. Nëse vazhdojmë kështu, nuk do të kemi më shtet përpara se të kemi demokraci. Nuk do të kemi më institucione para se të kemi ndarje pushtetesh. Nuk do të kemi më zgjedhje para se të kemi garë të ndershme.
Ky është momenti kur politika shqiptare duhet të marrë përgjegjësinë. Është momenti kur institucionet e drejtësisë duhet të veprojnë. Është momenti kur shoqëria duhet të kuptojë se heshtja nuk mbron askënd. Rezoluta është alarm. Nëse nuk dëgjohet tani, kriza nuk do të jetë politike, por shtetërore. Dhe në atë pikë, edhe ndërkombëtarët nuk do të kenë më çfarë të shpëtojnë./Pamfleti
Kujt i takon te reagoje per kete rezolute? A ka ndonje detyrim qeveritar? Apo thjesht nje rezolute?
Është shumë vonë në shqipëri është blerë dhe ajri , i njëjti ujë në sqipëri 3 euro në kosovë 1.7 euro një kasë me 6 bidona 1 .5 litra dhe e njëjta gjë për të gjtha produktet ushqimore e drejton mafia
Te jesh armik i amerikes eshte e rrezikshme Por te jesh miku i saj eshte fatale Ka then nje njeri i mencur
Keto te ashtuquajtura rezoluta jane tym ne ere leshuar nga non grata qe hedh parane Washington me Faten i cili paguan disa idiote si puna e atij te Lee Zeldan disa vjete me pare. I marin parate monstres dhe i thone ja e shtuam edhe kete qe do ti ne rezolute. Heres tjerter pagesa do te jete me e larte. Keshtu do vazhdoje kjo pune, do ja marrin parate familjes se zeze pak nga pak.I lutemi non grates te vazhdoje me pagesat se deri tani nuk ka paguar sa duhet.
Rezolute te ciles do i degohet zeri se shpejti!
Rezoluta e IDU eshte alarmante, po ashtu dhe thenia e gazetarit te TV, Robert Papa: "E keqja e Shqiperise ka vetem nje emer: Edi Rama". Se shpejti duket se do te kemi ndryshime te rendesishme ne atdheun tone.
rezolute e Fatmir Mediut, qe ska libreze pune, por miljoner me para te vjedhura nga korrupsioni, perfaqsues i partise republikane pa snje antar dhe deputet i parlamentit shqiptar per 30 vjet pa marre asnje vote, pika qe su bie. ne 2009 ai bleu vilen 500 mij euro, rrogen e kishte si deputet 1000 euro ne muaj dhe banken (qe gjoja kishte marre kredi)i paguante 4000 euro kesh ne muaj, vetem me kaq SPAKU e con tek vendi i qenit, flliqesirat e ketij kombi
Per sa kohe ketyre deleve qe sju ben pershtypje me vjedhja e 50 meleon euro, sigurisht qe rezoluta sdo tju beje pershtypje????