Dhuna barbare që është fytyra reale e egërsirave në këtë vend, të cilët nuk pyesin për njerëz, nuk pyesin për familje, nuk pyesin për prindër që jetojnë e rrisin fëmijët këtu...
Lirimi nga burgu i Milan Radojçiçit sot në Beograd, vulosi totalisht tezën se ai është njeri i Aleksandar Vuçiç. I cili sado bën ‘teatrina’, nuk mund ta mbaj në burg njeriun e tij, pasi kështu do të jepte mesazhin e gabuar për të fortët, se ata nuk janë më të mbrojtur nga shteti.
Kështu ndodh edhe këtu me krimin, i cili jo vetëm vepron lirisht, por edhe është ortak i fortë me qeverinë. E cila, shërben si PR e luftës mes bandave; përcakton kush është i mire e kush është i keq. Ndërsen policinë ndaj atyre që i hynë në hise njerëzve të tij, e kështu ka krijuar një rrjet të fortë, i cili në çdo zonë të vendit, jo vetëm zotëron pasuritë e patundshme më të lakmuara, por është futur në të gjitha punët ku ka para.
E një ditë, kur krimi ndjehet i sulmuar, normalisht kur dalin fakte e publikohen të pabërat e këtyre klaneve të errëta me pronat e paratë e pushtetit, nisin kërcënimet.
Në fillim kërcënime në media, rrjete sociale, duke përdorur infolvimin e shtetit, e në fund, përdoret mjeti më kryesor që ka krimi: dhuna!
Dhuna barbare që është fytyra reale e egërsirave në këtë vend, të cilët nuk pyesin për njerëz, nuk pyesin për familje, nuk pyesin për prindër që jetojnë e rrisin fëmijët këtu.
Dhe guxojnë e ngrenë dorë ndaj njerëzve të mediave. Siç ndodhi me gazetarin e drejtuesin e Pamfletit, Gjergj Zefi. Po pse këta njerëz dhunuan Pamfletin?
Sepse Pamfleti e ka treguar me vepra se nuk pyet dhe godet krimin, korrupsionin, abuzimet në shtet e politikë, natyrisht me faktet e argumentet që siguron.
Ditë pas dite, Pamfleti ka krijuar një opinion të qartë tek njerzit në këtë vend, që janë në një farë mënyre ndjekësit e tij. Jo se janë ndjekës se na duan për sytë e bukur, por pëlqejnë, madje shumë mënyrën e denoncimit të krimit e korrupsionit.
E këtë e tregojnë qartë klikimet dhe shikimet në të gjitha platformat online të gazetës, qoftë në të shkruar, në video, apo edhe rrjetet sociale.
E provoi një eksponent mjaft zhurmaxhi i ambjenteve të errëta për të denigruar Pamfletin, për ta quajtur abuziv e tallava, e rezultoi që jo vetëm askush nuk i besoi, por aty mori goditjen më të madhe, si një ingranazh i makinerisë së të zezave të këtij vendi.
Atëherë ndërmorën punën që dijnë të bëjnë më mirë ; dhunën, dhunën burracake në terrin e natës si cuba.
Nëse këtu do të kishte një shtet normal, jo vetëm do të ishte kapur autori menjëherë, por do të kuptoheshin qartë dhe kush e ka dërguar e paguar këtë cub. Me moskapjen e tij, mesazhi është i qartë, tekstualisht si ai që Vuçiç po dërgon me lirimin e Radojçiç: “Nuk e kam dërguar unë, por ai është i imi”. Kështu dhe cubat e Bablokut; nuk se i ka dërguar shefi i madh, por ata janë pjesë të tij e veprojnë për llogari të tij. Edhe nëse ndonjëherë nuk ja marrin dorën, ata janë sërish pjesë e këtij ingranazhi të zi, të cilin Edi Rama e ka krijuar dhe e lëviz nga “zyra e tij artistike”. Çfarë kobi!/ Pamfleti
Lini një Përgjigje