
Ilir Beqja, iriqi që e njeh mirë terrenin e kullotës...
Ilir Beqja, vlerësohet si një ‘gjemb’ i rrezikshëm në trupin e shoqërisë. Të gjithë presin ditën, që “kirurgët” e SPAK-t ta shkulin pa i krijuar shumë dhimbje Bablokut, që me mjetet e sofistikuara të agjenturave të FBI-së, i ka lidhur fijet e ndjesive me çdo hajdut e kriminel.
Beqja, vazhdon të jetë origjinal, si iriqi që e njeh terrenin e kullotës.
Flirti me dy prokurorët Ervin Kondili dhe Ened Nakuçi, që prej 3 vitesh filtrojnë ‘maliqin’ duke bërë edhe më pis ligjin, e ka ndarë SPAK-un fetë-fetë.
Nëse arrestohet këto ditë Ilir Beqja pa u informuar që të arratiset nga Shqipëria, siç dha lajmin e mirë kreu i SPAK-ut Altin Dumani, përmes deklaratës se do të ketë surpriza për dosjen e koncesionit 10 vjeçar të sterilizimit, normalisht, do të ngjante si një përqafim mes prokurorësh, ku gishti i mesit përshëndet të korruptuarit, sa për të tërhequr vëmendjen që ky ‘gjemb’ të shkulet si dhëmballa e një fëmije, duke i treguar arushin.
Që Beqja nuk është për burg, nuk e thotë asnjë prokuror...
Ajo që lexohet, është përkujdesja që të mos dëmtohet për fare flora dhe fauna e Qeverisë, pasi Beqja vlerësohet si ‘gjemb’ që mbron Bablokun e gjithçka mund të precipitojë deri në tharjen e kënetës, ku përplasin bishtin ‘Peshqit e Mëdhenj”.
Babloku i ka humbur reflekset.
Pafajësia nuk frymon fare, sa kohë rregullat e reja me suport amerikan, kanë shpërthyer si lule të brishta në dimrin e gjatë të mafies ballkanike.
Komplikacione ka, por është i pa evitueshëm arrestimi.
Në dosjen e sterilizimit, pas arrestimeve të atyre që kanë vjedhur më pak, Ilir Beqja i ngjan një krimineli me kostum zotërie, që u jep lule Olta Xheçkës e Frida Krifcës ditën që ato i thonë lamtumirë partisë, e mirë se të gjejmë burgut.
Erdhi dita t’i thuhet edhe këtij, suksese në jetë figurë?
Fletë-arresti është me sot a me nesër, pasi presioni nga jashtë është më i fortë se mbrojtja nga brenda.
Prandaj në SPAK ka plasur sherri për datën e arrestimit të Ilir Beqjas./Pamfleti