
Pse morën kapelën para kokës, është lajmi që bën xhiro në vëmendjen tonë?!
Amerika i merr Edi Ramës kapelën me logon e FBI-së.
Si komshi të mirë me moskeqkuptimin, lajmin nuk kishim aq para për ta blerë as tek Altin Dumani, as tek Engjëll Agaçi, se janë të shtrenjtë, por tek një kapelepunues i burgjeve të sigurisë së lartë.
Po, kokës së Bablokut po i “qepet” një kapele burgu.
Dosja ende me shumë mistere “Mc-Gonigal-Edi Rama”, pas vendosjes në kornizë të hetimit të thelluar, i ka çuar hetuesit deri tek kapelja me logon e FBI-së, që përdorej në fushata elektorale, për të mbledhur vota antiamerikane, nga një bandë hajdutësh e kriminelësh në ballkon të Ballkanit, ku prej vitesh demonstrohet forcë trafiku droge, shpërdorim pasurish e pushteti, tredhje në tru të kundërshtarëve politik e deri vrasje me pagesë.
Pse morën kapelën para kokës, është lajmi që bën xhiro në vëmendjen tonë?!
Po, duhet ta pranojmë se momenti është unikal në botë, se zbardhja e realitetit të zi, kërkon veç vendosmërisë unike, edhe vëmendje unikale, se jemi në kohë për të mos qenë as herët, as vonë.
Unik është, jo vetëm “dëshmori” i këtij krimi monstruoz, por edhe sfida e kongresmenëve republikan në Shtëpinë e Bardhë, në përjetime të pashembullta nëpër historinë e FBi-së dhe një kryeministri që qartësisht nxjerr në pazar kombin për xhepin e vet.
Edi Rama është ende kryeministër dhe republikanët akoma në shembullin e parë të shëmjes së kapos së mafies në Ballkan, që vazhdon shpërblen “besimtarë” të FBI-së dhe i përdor kundër interesave federale të shtetit të lirive dhe të drejtave njerëzore.
Dosja që mledh krimet, nuk ndahet, apo jo?!
Pra, drita afër McGonigal-it që e përplasi në burg, nuk mund të jetë njëkohësisht terr për Edi Ramën, që ta mbajë në dritën e pushtetit antiamerikan, pasi këto absurde, nuk janë shfaqur ende në historinë e kompanive të politikës dhe diplomacisë.
Kompani gjigante të hajdutërisë dhe komplote të tmerrshme tradhtarësh trashamanë, nuk pranohen si kirurgji në mendjet e njerëzisë, edhe pse mënjanimi i fajësisë kalon labirintheve të Minotaurit me fillin e Arjanës në dorë, deri në doktrinat juridike të rregullave të lojës që po, është në minutat shtesë.
Edhe shtesat, njëlloj si shtyrjet me bërryla, janë tregues të një lloj fajësie që mbush boshllëk, apo jo?!
Kthimi i lojës në favorin tënd, nuk bëhet as me mënjanim nga beteja, as me simbole amerikane në kokë të figurave apo mistikave mafioze.
Imazhi provokues, nuk shfaqet vetëm si një katastrofë retorike që zemëron fshatarët e rrjepur të Edi Ramës, por si forca bllokuese dhe ndëshkuese e ikonës së krimit në Ballkan.
Se në këtë Ballkan, gjithçka e keqe jeton, Edi Rama ende e ka kokën mes supeve, por, kapelën me logon e FBI-së, nuk do ja shihni kurrmë në kokë./Pamfleti