Plani i fshehtë për Gazën: komando amerikane, mercenarë dhe palestinezë të blerë...
Në ceremoninë e hapjes së ashtuquajturit Bord për Paqen të Donald Trump në Davos, Jared Kushner shpalosi vizionin e tij për një “Gazë të re”: gradaçela, komplekse luksoze banimi dhe infrastrukturë moderne, një lloj “Rivierë e Lindjes së Mesme”.
Por në këtë ceremoni nuk ishte i pranishëm asnjë palestinez, e as ndonjë anëtar i vetë bordit të paqes. Sipas aktivistëve dhe analistëve Medea Benjamin dhe Nicolas Davies, në vizionin e Kushner, palestinezët nuk përfaqësohen si pjesë e së ardhmes, por si të zhdukur nga realiteti, të varrosur nën rrënojat e Gazës së vërtetë.
Për të realizuar këtë projekt, shtrohet një pyetje themelore: si do të “çmilitarizohen” dhe “qetësohen” palestinezët për t’i hapur rrugë këtij transformimi urban e politik? Vrasja e shefit të policisë në Khan Younis në janar, ndërsa udhëtonte me makinë në territorin e pushtuar nga Izraeli, shihet si një sinjal alarmant.
Ky nuk ishte një rast i izoluar, por pjesë e një modeli që ka nisur të zbatohet: vrasje të shënjestruara nga milici palestineze të mbështetura nga Izraeli. Në tetor ndodhi një tjetër rast i ngjashëm: një njësi militare e lidhur me ISIS dhe e komanduar nga Yasser Abu Shabab vrau gazetarin palestinez Saleh Al-Jafaraëi.
Këto lëvizje janë pjesë e një strategjie të vjetër amerikane që tashmë po ripërsëritet: e njëjta që është përdorur në Irak e Afganistan, ku eskadronët e vdekjes, bastisjet e natës dhe misionet “kap ose vrite” u paraqitën si operacione për të sjellë stabilitet. Tani, Gaza duket se është bërë laboratori i radhës i kësaj metode, nën flamurin e “planit të paqes” të Trumpit, me pasoja potencialisht katastrofike.
Në krye të asaj që quhet Forca e Stabilizimit të Gazës është caktuar gjenerali amerikan Jasper Jeffers, ish-komandant i Operacioneve Speciale të SHBA. Jeffers është një veteran me përvojë në misione të tilla në Irak dhe Afganistan, ku forcat amerikane u përgjigjën ndaj rezistencës lokale me dhunë të përqendruar, sulme ajrore masive dhe struktura të fshehta ekzekutimi.
Sipas kronistëve të Antiëar, Jeffers po ndjek të njëjtën logjikë që është përdorur më parë nga figura si koloneli famëkeq James Steele, një nga përgjegjësit e formimit të skuadrave të vdekjes në Irak. Steele kishte zbatuar më parë të njëjtën metodë në El Salvador dhe Vietnam si pjesë e programit Phoenix. Në Irak, ai vepronte nën mbikëqyrjen e Steven Casteel, që më vonë drejtoi Ministrinë e Brendshme të Irakut pas pushtimit amerikan. Të dy këta zyrtarë kishin lidhje të drejtpërdrejta me ambasadorin John Negroponte, një tjetër emër i përfshirë në operacionet sekrete të SHBA në Amerikën Latine dhe Vietnam.
Ashtu si Steele dhe Casteel sollën në Irak eksperiencën e tyre nga luftërat e mëparshme, Jeffers e sjell këtë qasje në Gaza, dhe ka gjasa që me vete të sjellë edhe operativë të tjerë nga CIA dhe Forcat Speciale me eksperienca të ngjashme. Nën drejtimin e tij, do të krijohet një forcë ndërkombëtare, Forcat e Sigurisë së Brendshme (ISF), të cilat, sipas planit të Trumpit, do të kenë për detyrë të ruajnë rendin, të mbështesin formimin e një policie të re palestineze dhe të mbikëqyrin çmilitarizimin e Gazës.
Jeffers dhe ekipi i tij do të tentojnë të rekrutojnë palestinezë që tashmë bashkëpunojnë me Izraelin dhe të tjerë nga radhët e ish-policisë dhe forcave të sigurisë së Autoritetit Palestinez, në Bregun Perëndimor apo në diasporë. Zyrtarë të CIA-s dhe JSOC-it pritet të mbikëqyrin operacionet në heshtje, pa u ekspozuar. Për të shmangur përgjegjësinë politike, bastisjet dhe operacionet më brutale do t’u besohen kompanive ushtarake private, një praktikë që tashmë është testuar në Gaza gjatë shpërndarjes së ndihmave humanitare, kur mercenarët e angazhuar shkaktuan mbi 1,000 viktima mes civilëve.
Shtetet e Bashkuara disponojnë një rezervë të madhe prej dhjetëra mijëra veteranësh të operacioneve speciale në Irak, Afganistan dhe zona të tjera lufte, të cilët mund të aktivizohen për operacione në Gaza. Kompanitë private të sigurisë shërbejnë si ndërmjetës për të shmangur përfshirjen zyrtare të shtetit amerikan në këto operacione. Ndërkohë, funksionet rutinë si postblloqet apo kontrolli rrugor mund t’u delegohen forcave lokale palestineze.
I gjithë ky plan paraqet një pamje tepër shqetësuese për të ardhmen e Gazës, jo si një zonë paqeje dhe zhvillimi, por si një laborator për strategjitë më të errëta të kontrollit dhe represionit të testuara më parë nga SHBA në vende të tjera të botës. Rruga drejt “paqes” që po u ofrohet palestinezëve mund të rezultojë më e dhunshme se vetë lufta që supozohet të përfundojë. /Përshtati "Pamfleti" nga "Piccolenote.it"
After Gaza is the turn of Albania to be emptied and any kind of shit will build and enjoy the land of the people that didn’t know how to hold it.