Sekuenca kaq tragjike, nuk i kemi takuar në asnjë komb tjetër. As një thundrakët, as bagëtitë, nuk lëvizin, megjithëse urdhri është dhënë; “kurrë më mbrapa, vetëm përpara”, dhe eja mblidhuni këtu, se “Bashkë Fitojmë”...
Ky që hap gropa e numëron ‘gomarët’ e ka një hall. Një thundrakët janë kokëfortë e duhet t’i lidhësh secilin në hurin e vet. Nuk ngopen, qëllojnë me shqelma dhe lëshojnë b*jga aty-këtu. Bablokut, veç lidhjes së gomerëve që kanë ndyrë dynjanë, i duhet të paguajë shpejt edhe dëmin e tyre.
Të ishte vjeshtë, gjysma e të keqes… Në pranverë, asnjë familje fshatare nuk ta shtyn borxhin.
Edhe Sali Berisha dhe Ilir Meta me tufat e tyre të deleve kanë dëmtuar sa nuk durohen më. Fshatarët u kanë mbyllur jo vetëm shtigjet e kullotës, por edhe “tubin” e oksigjenit, se as nga frymëmarrja nuk janë mirë. Ka kohë që me zor zvarriten. Nuk mbushin me frymë “mushkëritë” e revolucionit, nuk fshehin dot të shkuarën e zezë, nuk i ofrohen as arave, jo më magazinave të pushtetit.
Të dyja palët, si qeveritarët ashtu edhe opozitarët, janë të pa sigurtë.
Sekuenca kaq tragjike, nuk i kemi takuar në asnjë komb tjetër. As një thundrakët, as bagëtitë, nuk lëvizin, megjithëse urdhri është dhënë; “kurrë më mbrapa, vetëm përpara”, dhe eja mblidhuni këtu, se “Bashkë Fitojmë”.
Asnjë hap përpara në tre dekada e ca. Çdo shqiptar i varfëruar dhe çdo zyrtar apo zaptues i huaj, i pasuruar.
Për dëmet, fshatarët ende nuk kanë informacion, por secili e di se gomarët i ka pasur në patronazh një spiun, nën hetim tashmë, McGonigal dhe delet një diplomate në pension tanimë, Yuri Kim. Këta dy personazhe, megjithëse amerikanë, as njihen, u takuan njëherë, edhe pse e sollën mbrapsht një fshat.
Bizneset korruptive të shoqatave, organizatave dhe fondacioneve të huaja në Shqipëri, janë aq të frikshme, sa fshatarët nuk ju besojnë as mediave mafioze të Edi Ramës, as mafies diplomatike të Sali Berishës.
Fshatarët po “shtrydhin” rrobat e lagura dhe po mbushin enët e hakmarrjes me djersën e 32 viteve. Në këto enë, plot djersë fshatarësh po mbushin ende plëncin Gomerët e McGonigal dhe delet e Yuri Kim. /Pamfleti
Lini një Përgjigje