
Protesta e organizuar me ardhjen e Greta Thunberg në Shqipëri shpalosi parrulla të Hamasit dhe retorikë ekstremiste, duke konfirmuar se axhenda “humanitare” po përdoret si instrument i politikave anti-izraelite të sponsorizuara nga Ankaraja...
Ardhja e aktivistes suedeze për çështjet mjedisore, Greta Thunberg, në Tiranë, u shoqërua me entuziazëm nga qarqe politike dhe mediatike të njohura për qëndrimet e tyre anti-izraelite dhe afërsi me linjat ideologjike të Ankarasë. Megjithatë, pjesëmarrja në protestën e mbajtur në Sheshin “Skënderbej” ishte minimale, ku pjesa më e madhe e pjesëmarrësve ishin aktivistë të OJF-ve që marrin fonde për promovimin e kauzave mjedisore dhe sociale. Në këtë protestë munguan mesazhet për situatën humanitare në Gaza, për ndalimin e dhunës ndaj civilëve, apo për një zgjidhje të qëndrueshme.
Në vend të kësaj, u dëgjua vetëm një parrullë politike: “Nga lumi gjer në det, Palestinë e lirë do të jetë”, një slogan i përdorur për herë të parë nga kreu ushtarak i Hamasit, Yahya Sinwar, në vitin 2007, si shprehje e qëllimit ekstremist për zhdukjen e shtetit të Izraelit.
Kjo frazë, që kërkon një Palestinë të shtrirë në të gjithë territorin nga Lumi Jordan deri në Detin Mesdhe, është refuzuar edhe nga vetë faktori politik legjitim palestinez, si Organizata për Çlirimin e Palestinës dhe Autoriteti Palestinez, të cilët kanë njohur zgjidhjen me dy shtete dhe bashkëpunojnë me Izraelin për stabilitetin në Bregun Perëndimor. Ndërkohë, Hamas, me mbështetje të hershme nga Irani dhe lidhje me shërbimet sekrete të Rusisë e Sirisë, ka vepruar si instrument i destabilizimit të rajonit, gjë që u konkretizua me masakrën e 7 tetorit 2024, në të cilën u vranë qindra civilë izraelitë në mënyrë barbare.
Pas dobësimit të ndikimit iranian, është Turqia e Erdoganit që ka marrë rolin kryesor në mbështetjen e Hamasit. Qeveria turke ka strehuar krerët e kësaj organizate terroriste në Ankara dhe i ka integruar ata në strukturat e shërbimit të saj sekret (MIT), duke e kthyer Turqinë në një faktor të drejtpërdrejtë rajonal. Kjo prani aktive është edhe më e dukshme pas marrjes së kontrollit në Sirinë veriore, duke e bërë Ankaranë praktikisht një vend kufitar me Izraelin në lartësitë Golan.
Në këtë kontekst, protestat e organizuara nën petkun e aktivizmit mjedisor e njerëzor po shndërrohen në platforma të propagandës ekstremiste, të frymëzuara dhe të financuara nga qarqe politike me axhendë anti-perëndimore. Shumë nga organizatat që përkrahin lëvizjen “pro-Palestinë” në Perëndim dhe Ballkan financohen përmes kanaleve të Turqisë dhe Katarit. Këto organizata kanë kaluar nga një retorikë humanitare në një platformë që mbështet hapur zhdukjen e Izraelit dhe glorifikon retorikën e Hamasit.
Rasti i Tiranës është dëshmi e qartë se edhe në Shqipëri, protesta që në dukje lidhen me mbrojtjen e klimës apo të drejtave të njeriut, po përthithen në një axhendë më të errët dhe më të rrezikshme, atë të ekstremizmit politik të eksportuar nga regjimet që nuk e fshehin urrejtjen ndaj Perëndimit dhe aleatëve të tij./Pamfleti
Lini një Përgjigje