TAGS-AT E JAVËS

Editorial21 Qershor 2026, 11:37

Kryeministri i Algoritmeve

Shkruar nga Gjergj Zefi
Kryeministri i Algoritmeve
Edi Rama /

Kriminalizimi i pushtetit, korrupsioni, padrejtësitë dhe zemërimi qytetar mbushin sheshet. Edi Rama vazhdon të kërkojë fajtorin te algoritmi...

Ka diçka thellësisht ironike në mënyrën se si Edi Rama po përpiqet të shpjegojë protestën që po zhvillohet para syve të tij.

Sipas tij, protestuesit nuk janë aty për veten e tyre. Nuk janë aty për kriminalizimin e pushtetit, për korrupsionin, për padrejtësitë, për arrogancën, për shtetin që e trajton qytetarin si pengesë dhe jo si sovran. Ata qenkan aty sepse ndjekin një algoritëm.

Është një shpjegim komod. Madje shumë komod. Sepse algoritmi është gjithmonë fajtor më i mirë se realiteti. Algoritmi nuk të kundërshton. Nuk voton. Nuk proteston. Nuk kërkon llogari. Nuk të kujton premtimet e pambajtura. Nuk të pyet pse Shqipëria vazhdon të zbrazet. Nuk të pyet pse korrupsioni ka mbërthyer çdo hallkë të shtetit, ndërsa drejtësia ecën me ritmin e një breshke.

Për vite me radhë, pushteti i ka shpjeguar të gjitha pakënaqësitë si produkte të manipulimit. Kur protestonin studentët, dikush i manipulonte. Kur protestonin qytetarët, dikush i manipulonte. Kur protestonin fermerët, dikush i manipulonte. Kur protestonin pensionistët, dikush i manipulonte. Ndërsa tani po I manipulon algoritmi.

Në fund del se në Shqipëri nuk ekziston asnjë qytetar i pakënaqur. Ekzistojnë vetëm njerëz të manipuluar nga forca misterioze që veprojnë në prapaskenë.

Por problemi i këtij arsyetimi është se ai bie ndesh me vetë jetën e përditshme të shqiptarëve. Nuk të nevojitet algoritmi për të pare kriminalizimin e pushtetit. Nuk të duhet algoritmi për të parë korrupsionin. Nuk të duhet algoritmi për të parë se si pasuria publike kalon nga duart e shtetit te duart e klientëve të pushtetit. Nuk të duhet algoritëm për të parë sesi ligji zbatohet me një standard për qytetarin e zakonshëm dhe me një tjetër standart për njerëzit e lidhur me politikën. Nuk të duhet algoritmi për të parë fshatrat e zbrazura, qytetet e tkurrura dhe një shoqëri që po mësohet ta konsiderojë emigrimin si zgjidhje.

Kjo është arsyeja pse kryeministri gabon kur mendon se protesta vazhdon të jetë vetëm për një projekt. Projekti ishte shkëndija. Por askush nuk mbledh mijëra njerëz vetëm me një shkëndijë. Zjarri ndizet kur ka grumbullim zemërimi, zhgënjimi dhe mosbesimi. Pikërisht këtë refuzon të shohë pushteti.

Flamingot ishin simboli. Sazani ishte adresa. Por protesta nuk po flet më për flamingot dhe as për Sazanin. Ajo po flet për një model qeverisjeje që shumë qytetarë e konsiderojnë të konsumuar. Po flet për bindjen se Shqipëria nuk administrohet për interesin publik, por për interesat e një pakice që rrotullohet rreth Edi Ramës.

Prandaj deklaratat për algoritme tingëllojnë si një përpjekje për t'i shpëtuar debatit të vërtetë. Është më e lehtë të sulmosh motivet e protestuesve sesa të përballesh me arsyet e tyre. Është më e lehtë të thuash se dikush po i manipulon sesa të pranosh se shumë prej tyre kanë arritur vetë në përfundimin se asgjë nuk po funksionon në vend.

Në fund, historia politike na ka mësuar se protestat nuk bëhen të rrezikshme kur njerëzit dalin në shesh. Protestat bëhen të rrezikshme kur pushteti humbet aftësinë për të kuptuar pse ata kanë dalë në shesh.

Edi Rama vazhdon të merret me shkëndijën.

Dhe kur një kryeministër merret me shkëndijën dhe jo me zjarrin, ai rrezikon të mos kuptojë se çfarë po digjet përreth tij./Pamfleti

kryeministri i algoritmeve gjergj zefi

5 Komente

  1. X
    Xxx

    Vella leri llogarite, po mbaje nje avion ndezur ne rinas.

    1. P
      Pompa

      Perfundimisht ky gje e shemtuar dhe e lajthitur duhet te largohet. Algoritmet ti marre e ti fuse aty ku duhet, eshte tamamsiç thoni ju z. Zefi qe, jeta dhe perditshmeria nuk jane algoritme

      1. P
        Propaganda mediatike

        Propaganda mediatike ka tërë kohës që është fokusuar të gjejnë kush e organizon dhe drejton protestën, kush qëndron pas saj, kush është lideri, dhe ku është alternativa e tyre qeverisëse. Historia politike ofron shumë raste ku protestat filluan si shprehje e pakënaqësisë dhe jo si lëvizje me një program të qartë qeverisës. 1. Lëvizja e Solidaritetit (Polonia, 1980). Lëvizja filloi si grevë e punëtorëve në kantieret detare të Gdańskut kundër kushteve ekonomike dhe shtypjes politike. Fillimisht nuk paraqiti një plan të plotë për qeverisjen e Polonisë. Qëllimi kryesor ishte njohja e sindikatave të pavarura dhe të drejtave civile. Vetëm më vonë u shndërrua në forcë politike që kontribuoi në fundin e regjimit komunist. 2. Revolucioni i Kadifenjtë. Protestat masive në Çekosllovaki nisën si kundërshtim ndaj regjimit komunist. Demonstruesit nuk kishin një program të detajuar ekonomik apo institucional për ditën pas regjimit. Kërkesa kryesore ishte largimi i sistemit ekzistues. Alternativa politike u formësua gradualisht rreth figurave si Václav Havel. 3. Pranvera Arabe. Në vende si Tunisia dhe Egypt protestat nisën nga zemërimi ndaj korrupsionit, papunësisë dhe autoritarizmit. Nuk ekzistonte një alternativë e unifikuar politike. 4. Euromaidan. Protestuesit dolën fillimisht kundër vendimit të presidentit për të mos nënshkruar marrëveshjen me Bashkimin Evropian. Nuk kishin një program të detajuar qeverisës. Kërkesa kryesore ishte ndryshimi i kursit politik dhe largimi i presidentit. Më pas u zhvilluan alternativa të reja politike. 5. Lëvizja për të Drejtat Civile. Në fillim protestat synonin t'i jepnin fund segregacionit racor dhe diskriminimit. Aktivistët nuk paraqitën një platformë të plotë për qeverisjen e SHBA-së. Qëllimi ishte korrigjimi i padrejtësive specifike përmes presionit publik dhe institucional. 6. Protesta studentore Maj 1968. Protestat studentore dhe punëtore filluan si revoltë kundër strukturave sociale dhe politike ekzistuese. Ishin shumë të fragmentuara ideologjikisht dhe pa një alternativë të vetme politike. Megjithatë, ato ndryshuan thellësisht debatin publik francez.

        1. L
          Luan

          Dështak gjithë jetën e tij

          1. T
            Tony

            Po kur mesojne keta bojaxhinjte e zhgarravitjes se mureve ca fjale e na hapen bythesh! Kujtoi se tromakci (cuditi) popullin brekushe fansi. Ky faqezi eksentrik alabak perfitoi se ishte djale Tirone per te hequr felliqesiren maloko-serb. Ah, popull, popull!

            Lini një Përgjigje

            Editorial