TAGS-AT E JAVËS

Editorial14 Tetor 2025, 08:23

Mallkimi i QSUT-së

Shkruar nga Pamfleti

Mallkimi i QSUT-së

Paparizos i është refuzuar dorëheqja dhe shefja e saj, Evis Sala, po bën të pamundurën ta mbajë dhe të mbulojë skandalet që kanë detyruar Paparizon të marrë këtë vendin.

Edhe pse një ish-adhuruese e Edi Ramës, në kohën kur ky drejtonte Bashkinë e Tiranës, e ardhur nga Kanadaja për të bërë karrierë, paçka nuk kishte asnjë lidhje, as me shëndetësinë e as me Qendrën e vetme Universitare Spitalore në vend, QSUT, Anxhela Paparizo, nuk i mbijetoi më shumë se 17 ditë postit të drejtoreshës së këtij institucioni.

Krahasuar me paraardhësit e vet, Anxhela theu rekord. U emërua me 23 shtator, dorëzoi dorëheqjen në tavolinën e Ministres së Shëndetësisë me 10 tetor. Lajmi po mundohet të mbahet sekret. Paparizos i është refuzuar dorëheqja dhe shefja e saj, Evis Sala, po bën të pamundurën ta mbajë dhe të mbulojë skandalet që kanë detyruar Paparizon të marrë këtë vendin.

Para saj, ish drejtori Florenc Spaho, u shkarkua vetëm dy muaj pas marrjes së detyrës. Ish deputet, mjek në profesion, Florencin, me reputacion relativisht të mirë, e përzuri me arrogancë ministrja e re. Arsyeja: nuk kishte ndër mend të firmoste dosjet që Koçiu i kishte lënë peshqesh dhe që Sala kishte hyrë garant t'i mbyllte. Para Spahos, edhe mjekja tjetër Donjeta Bali nuk e kapërceu 2 muajshin në drejtimin e QSUT. Ndryshe nga Florenci, Donjeta u dorëhoq pas një sherri të rëndë me ministren, e cila kaloi deri në fyerje kundrejt mjekes. Para Balit, edhe Alma Cani gjithashtu nuk pati një karrierë, as të lavdishme, as jetëgjatë, në atë institucion. Iku pa nder dhe me frikën se ndoshta dikush ia kishte futur ndonjë shkresë për firmë, pa mendje.

Pra, çfarë po ndodh në QSUT?

Staf mjekësor e pacientë, thonë se ky është "Mallkimi i QSUT"-së.

Ajo çfarë thuhet tjetër me siguri në korridoret e këtij institucioni është se, të paktën 4 drejtorët e fundit kanë refuzuar të firmosin kontratat e dorëzimit të dy objekteve të rëndësishëm, të ndërtuar me fondet buxhetore, godinën e Kardiologjisë dhe atë të Psikiatrisë Infantile. Refuzojnë sepse projekti ka devijime nga plani i miratuar dhe marrja në dorëzim nënkupton, BURG.

Por sa mirë sikur të ishte vetëm kjo arsyeja! Loja që po luhet në QSUT është shumë e madhe dhe nëse Edi Rama me Ministren e re të Shëndetësisë, ja dalin të bëjnë realitet planet makabre që kanë për këtë sektor, do të shënonin fundin e këtij shërbimi për çdo shqiptar.

Ajo çfarë pritet nuk janë vetëm abuzimet me dy godina spitalore. Mbi të gjitha janë dy kontrata koncensioni që parashikojnë të nxjerrin në faliment shtetin, dhe të fusin në rrethin e mafias spitalore çdo lloj shërbimi për të cilin shqiptarët paguajnë.

Më saktë pritet të ndodhë fundi zyrtar sepse tanimë QSUT, si viktima e fundit e këtij regjimi, jo zyrtarisht ka vdekur me kohë.

Prandaj dhe drejtorët e QSUT e marrin postin me dëshirë e sy të madh për të bërë karrierë e para, por e lënë shumë shpejt.

Së pari sepse nuk ua mban më të firmosin me sy mbyllur dhe së dyti sepse sado i madh oreksi, i ka zënë mallkimi i QSUT-së. Jo më kot është pagëzuar kështu.

Sepse i zë mallkimi i mijëra pacientëve me kancer që nuk marrin dot një kimioterapi që mjekët ia japin privatit ta shesë; i zë mallkimi i të gjitha grave që shohin zemërthyera reklamat e konkubinave të Edi Ramës në këtë Tetor Rozë, por vdesin pa pasur as mundësitë minimale të kurimit; i atyre që nuk bëjnë dot një analizë sepse duhet ta paguajnë tek privati; i atyre mijëra pacientëve që u kushtojnë familjeve të tyre miliona sepse spitali nuk u ofron as shtroja, as bukë e as ilaçe; i zë mallkimi i miliardave që po hanë Allajbejtë &CO, Janis Karathano&Co, Mafia e krimit & Co. I zë mallkimi i të gjithë atyre mjekëve dhe infermierëve që kanë marrë familjet e kanë ikur, duke mbyllur shtëpitë e dukë lënë pas pleq e plaka të vetmuar.

Karma është një ligj natyre dhe sado që Edi Rama i ka mbyllur sytë me pushtet e nuk mendon më për asgjë përveçse për kultin e tij, mallkimi i të gjithë atyre që u ka ngrënë jetën, një ditë do ta zërë. Atë dhe të gjitha politiko-prostitutat e tij./Pamfleti

evis sala mallkimi i qsut anxhela paparizo

12 Komente

  1. F
    Feti Dema

    Të gjithë janë nën lupën e BKH,SPAK dhe SHBA. Mos dëgjoni pordhalet autoparlante në shërbim të 'Kastës Politike' 34 vjeçare!

    1. P
      Populli.

      Hadutët që kanë vjedhur këtë popull mos i hëgshin ato lekë ,ilaçe ju bëfshin për veten e tyre dhe për fëmijët e tyre. Zoti vonon por nuk harron.

    2. M
      Miri Saimiri

      DO TI ZERE GJAKU I POSHTERSIVE TE QSUT QE ESHTE KTHY NE THERTORE E NJEREZVE DHE JO NE SHERUESE POR KJO DO KETE KOSTO JETESH TE IKURA NGA POLITIKAT TREGTARE QEVERISESE SE ED RAMES ME SHENDETIN E SHQIPTAREVE TE MBETUR NE MESHIRE TE ZOTIT. ZOTI MARTE HAK PER KETO JETE TE HUMBURA.

      1. Z
        ZYBERI

        Shtrojet jane exelente, si nevhotel me 5 yje, ushqimi I pershtatshem simbas diagnoses, asnje lek, ilace sh te mira, banjo ne dhome, uje te ngrohte, sistemi ajrimit perfect.,

        1. R
          REALITETI

          Po ke te drejte...QSUT eshte "perfect" prandaj politikanet tane kur semuren ikin ne privat ose jashte shtetit per mjekim.Shqiptarve hallexhinj ju thone qe sapuni eshte djathe por ju thjeshte mos i degjoni gojet e liga.Po si ste vjen paaaakez turp nga vetvetja...po edhe gomeret e dine çfare makabre eshte te hysh ne QSUT kurse ti i detyruar nga shefat...derdellit per parajsen imagjinare te QSUT-qe ka kooooohe qe ka vdekur.

        2. Z
          Zyberja

          Zyber te zencin ty mallkimet e mesiperme qe te zezes i thua te bardh

          1. S
            Suzana qee do kete vend Shqiperine

            Po Jan te verteta e te gjithe keta qe bejne doreheqjen nga ketu kuptohet qe cdo gje eshte e vertet! Ka shume problem vendi im Shqiperia jone ete gjitheve shqiptreve, Vijedhje nga do, babezi e shfrenuar si nga mjeke e deri te pushtetaret cfar po ndodh ne kete vend askush smban pergjegjesi them se ky eshte mallkim por jo te njerzit e thieshte por te bier e mbi te pangopurit mbi ate qe smendojne per kete popull

            1. Z
              Z, D

              Evis Salen ktheje andej nga e more nuk eshte per kete pune pak ka Shqiperia doktor per sembari apo te pelqen ebotes dhe jo e shtepise thiri mendjes se te ka ikur kryeminister

              1. D
                Drita

                Karmes nuk i shpeton askush !! Do te vdesin me lemeri ,do lengojne te gjithe me radh ,keta qe xhvasin te semuret ! Te femijet dhe te koka e tyre do u bjer!!

                1. p
                  portieri spitalit

                  Te gjitha jane te verteta. Shkoni vetem ne urgjencen e QSUT dhe do shikoni te verteten. Jane bere vetem karabina apo ndertesa te reja brenda te culave vetem vidhet me urdher nga lart. Prandaj Orgesa. Albana etj. dekorohen. me poste te njepasnjeshme. Populli te mos flere! Rinia te mos iki! Duhet nentori trete.

                  1. A
                    A ramkaj

                    Lencin e hoqen si drejtor sepse vuri ne pune nje skaner per te miren e semureve por qe allajbeut i bente nje dem prej mijera eurosh tek privati.

                    1. E
                      Ela

                      Te shohim kush do jete drejtori i radhes ????

                      Lini një Përgjigje

                      Editorial