TAGS-AT E JAVËS

Editorial24 Prill 2024, 10:22

Si ra në grackën amerikane amatori Ilir Meta

Shkruar nga Pamfleti
Si ra në grackën amerikane amatori Ilir Meta
Ilir Meta /

 Çfarë ndodhi me Non Grata-n e ish Presidentit: U shty apo u ndalua?

Ilir Meta u destabilizua përpara zgjedhjeve të 25 prillit, 2021 pasi mori sinjale nga lobuesit e tij në Uashington se ishte afër vendimit për ‘Non- Grata’ nga Sekretari Amerikan i Shtetit.

Por siç rrodhën ujërat ishte Sali Berisha ai që e mori i pari, përkatësisht rreth një muaj pas zgjedhjeve parlamentare. Pikërisht në këtë kohë, që Ilir Meta ndaloi çmenduritë paraelektorale, madje edhe për Berishën u prononcua disa javë më pas.

Një burim diplomatik i tha ‘Pamfleti’-t, që nuk është aspak e mundur që të ketë një vendim të pjekur të DASH për të vendosur sanksione ndaj një politikani dhe kjo të pezullohet. Është një procedurë pak e komplikuar, por që nëse hyn në proces nuk ndalon” .

Logjika në këtë rast është se nuk ka qenë në proces, e më pas është ndaluar ndëshkimi i Ilir Metës. Thjesht Presidenti i Republikës në atë kohë, ka rënë në kurthin e një manovre gjeniale për ta vënë në lëvizje destabilizuese.

Ç’do të thotë kjo?

Kur një i përfshirë në një krim apo vepër penale, mëson se është i qarkuar, ai kryen veprime të forta për ta fshehur sa më shpejt veprën e tij.

Edhe në këtë rast, Meta thjesht ka rënë në një kurth të madh, ku si pasojë ka bërë lëvizje, të cilat kanë sjellë një mundësi për të zbuluar sa më shumë se ku ndodhen paratë e pasuritë e fshehura.

Vetëm tentativa për shitjen  e një pjese të rëndësishme të aseteve të palujtshme  pas zgjedhjeve të 2021-shit, janë zhvillime shumë të vyera për organet e hetimit për të mësuar më shumë rreth kësaj.

Është taktikë e njohur e çdo policie apo agjencie ligj zbatuese, që kur shpall fort ndjekjen ndaj një personi, të gjitha lëvizjet e tij do të çojnë në shenjat e zbulimit të krimit.

Ka qenë pikërisht pas shpalljes Non Grata të Sali Berishës, që Ilir Meta dhe njerëzit rreth tij kanë bërë lëvizje kaotike që kanë ndriçuar më shumë dosjen e tij.

Këtu zë fill edhe shqetësimi aq i madh i Ilir Metës dhe gruas së tij, që po bëjnë show të ngjashëm me çiftin e show-bizit me të cilin kanë miqësi familjare.

Meta ra si një amator në grackën amerikane, ku u peshkua keq, pasi ju ofrua karota pas shpalljes së Sali Berishës ‘Non Grata’.

Karotë që Iliri e hëngri të tërën me qejf, kur u caktua si krye prezentator i festës së 4 korrikut 2021, por edhe veprimtarive të tjera. Nga njëra anë ai mendoi se amerikanët e kanë falur të paktën përkohësisht, e nga ana tjetër lëvizte fort për të fshehur provat. Lëvizje që u monitoruan non stop nga Big Brother. Edhe telefonat kompromentues në banesën e Fatimes së Monikës, nuk ishin rastësi që u zbuluan një ditë të bukur. Ndjekja e tyre ishte bërë me anë të teknologjisë së lartë 24 orë në 7.

Po pse u tregua Meta  kaq naiv lind pyetja? Sepse kjo është një gjendje klasike, ai thjesht do vepronte, siç veprojnë gjithmonë njerëzit e implikuar. Nuk ka asnjë rast që të ndodhë ndryshe përveç mjeshtërve të lartë të “shahut”, ku duhet thënë as Iliri e as Monika nuk hyjnë në këto nivele.

Kanë qenë pikërisht veprimet, nga pranvera e 2021 deri sa la presidencën që kanë sjellë një periudhë të mirë për hetuesit që të sigurojnë prova të nivelit të lartë.

Meta, duket e ka zbuluar vonë, jo ngaqë ka fjetur në dafina, por ka fjetur çdo natë i dehur nga avujt e rakisë së pa stazhionuar që ja ka bllokuar edhe atë pak mendim që ka.

E sot jemi në një fazë ku Ilir Meta, koshient se e kanë kapur me presh në torbë, ka nisur sulmin e përditshëm ndaj prokurorëve të SPAK.

E kjo sjellje është fiks trekëndëshi për të arritur Berishën në “korrupsion domethënës”, “prishje të demokracisë” dhe çfarë është më kryesorja “pengim të drejtësisë”.

Por amerikanët janë një mekanizëm aq prefekt që nuk ecin me kohën e orës me vajguri të Ilir Metës. Ata, qoftë edhe në rastin e Sali Berishës, u kujdesën që të mos ndikonin në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Informuan edhe Lulzim Bashën më pas, e i dhanë kohën opozitës që të merrte veten, duke u larguar nga hallet e Saliut.

Zhvillimet dihen, opozita përkatësisht PD nuk e kaloi dot ‘nyjen’ Berisha dhe u përça. Por në këtë rast, amerikanët futën edhe Berishën e Metën në një kurth ku të dy hynë siç dihet në një qerthull edhe më të rëndë antiamerikan, vetëm për interesa personale. Dhe pikërisht në këtë kohë nisën komunikimet e njerëzve të familjes Berisha për pronat e kullave të përfituara nga privatizimi i klubit Partizani.

Komunikime që i dhanë edhe më shumë mundësi SPAK të zbulojë asetet e familjes Berisha që sot janë të sekuestruar.

Kjo panoramë tashmë dihet, se është në dritë të diellit, por pyetja shtrohet a është bllokuar apo ndaluar ‘Non Grata’ e Ilir Metës?

Përgjigja vjen vetëm nga revokimi i vizës së Ilir Metës dhe familjes së tij për në SHBA. Është e njëjta skenë që ka ndodhur me Adriatik Llallën, Tomë Doshin, Vangjush Dakon e Sali Berishën. Të cilët u shpallën Non Grata menjëherë sapo ju revokuan vizat për në SHBA. Pra vendimin e ndan vetëm një hap!/Pamfleti

non grata ilir meta amatori gracka amerikane

Lini një Përgjigje