Editorial19 Prill 2024, 15:41

Monika, biseda intime me Edi Ramën në telefon?!

Shkruar nga Murat Aliaj
Monika, biseda intime me Edi Ramën në telefon?!
Edi Rama dhe Monika Kryemadhi /

 Rama vërtet po e çmend Ilir Metën, por duhet të qartësohet motivi. E bën këtë gjë për t’i hequr vetes një kundërshtar në pushtet, për t’i marrë partinë, apo më keq akoma… për ti rrëmbyer Desdemonën...

Ky parlamenti ynë, ka lënë pas shumë thagma, për të cilat do mbahet mend, por një nga me të paharruarat do të mbetet çizmja e Monikës që u vërvit drejt fytyrës se Edi Ramës. Askush nuk pyeti se e dëmtoi apo jo demonin e padurueshëm, as ç’u bë ajo çizme? Iu dorëzua zonjës, apo u sekuestrua për të pasuruar muzeun e parlamentit tonë, veçse akoma njerëzit e vrasim mendjen se çfarë ishte kjo orgazëm femërore që u derdh mbi kryeministrin e vendit.

U përfolën shumë motive, por mua me ka mbetur në mendje vetëm njeri, i cili tha: U kripsha mendjen! Asnjë  revoltë a urrejtje nuk ndjen Monika për Ramën. Thjesht deshi ti shprehë dashurinë!

Zot na ruaj! Romeo i mesjetës e shprehte ndryshe dashurinë. E Po kështu edhe Verderi e miliona te dashuruar të kësaj bote. Ç’ish ky model i ri që po shpiknim ne shqiptarët?!

Kjo u mor si humor, megjithëse e kish gjithë të vërtetën brenda. Bishat tona të politikës dashurojnë ndryshe nga të gjithë njerëzit e tjerë të kësaj bote.

Ne sot shohim Tritanin e Sulon e Lushnjës që protestojnë  brenda ne kuvend me tufa preshi e me çadra plazhi. Kjo nuk rrëfen dashuri as për preshin e as për çadrën, por rrëfen dashuri për vendin qe ata kanë zaptuar në kuvendin e ‘burrave’. Por duhet theksuar se të gjitha këto shfaqje, nuk e arrijnë dot modelin e ri të shprehjes së dashurisë së Monikës, duke i vërvitur të adhuruarit të saj çizme. Zot na ruaj, sikur ta kish lënë mendja e në vend të çizmeve, ta kish goditur te admiruarin e saj me ato, të brendshmet e saj delikate!

Te njëjtin stil sot po e ndjekin shumë nga këta kapot përfaqësues të popullit, por Monikën nuk e arrijnë dot.

Rrodhi shume ujë në Drin e në Vjosë, e Monika u dyshua për ca pune të pista, që s’kanë lidhje me dashurinë. Ju konfiskuan e sekuestruan ca pasuri të vjedhura, e mes tyre edhe ca telefona, të cilat i dhembin Monikës edhe më shumë se të tjerat.

Dhimbja është gjë e madhe që edhe pse nuk e shpjegon goja e ndjen shpirti, por Monika ka detyrë që ti shpjegojë gjërat dhe mbrëmë në një intervistë që i dha Fevziut, ajo shpjegoi se në telefon kishte ca biseda intime me Ramën te cilat nuk donte të bëheshin publike.

Monika… biseda intime me Ramën në telefon?!

Hajde zgjidhi këto mistere me çizme e me presh!…

Puna bëhet edhe me e komplikuar pas denoncimit që bëri Shkullaku se Rama na e ka çmendur Ilirin. Punët nuk janë kaq të thjeshta. Rama vërtet po e çmend Liken, por duhet të qartësohet motivi. E bën këtë gjë për t’i hequr vetes një kundërshtar në pushtet, për ti marrë partinë, apo më keq akoma… për ti rrëmbyer Desdemonën. Unë mendoj se shkaku i vetëm duhet kërkuar tek dashuria, pasi vetëm ajo ka mundësi ta mposhtë urrejtjen. Këtë e vërteton edhe çizmja e Monikës. Edhe hekurat e të shoqit, i cili nuk ka më të renda përgjegjësitë e vjedhjeve të mëdha që ka bërë, por “tradhtinë” e së shoqes

E kanë marrë si shumë të rëndë ndjekjen penale që po u bëhet, por ne e kemi detyrë tua lehtësojmë barrën. Në fund të fundit ata nuk ishin do si do që ta kalonin jetën në bodrumet e shallvareve, prej ku u vërsulën në Kodrën e Diellit, në Angli, Afrike e në çdo kënd të planetit. Ata nuk janë as të parët e as të fundit që shfrytëzojnë pushtetin për të vjedhur. Puna është se çizmen e Monikës po e shfrytëzon sot Bardhi, Mediu e plot të tjerë që duhet ta kuptojnë mesazhin saj.

Me të gjitha këto, desha të them se këta karagjozë që sot po na kërkojnë mëshirë, kanë kaq shumë zullume, sa vetëm perëndia i mëshiroftë!/Pamfleti

biseda intime edi rama monika kryemadhi