Editorial18 Maj 2024, 10:51

SPAK ‘mbërthen’ 20 familjet kriminale, 4 klanet mafioze në ‘alert’

Shkruar nga Sokol Pepushaj
SPAK ‘mbërthen’ 20 familjet kriminale, 4 klanet mafioze në
Renea /

Mafia jonë dhe “virusi” Yuri Kim

Edi Rama, pas ardhjes së ambasadorit të ri amerikan David Kostelançik, që para afro tre dekadave ishte këtyre viseve dhe i njeh mirë barkthatët që sot i gjen sheikë, nuk mund të ketë shanse të mos dorëzohet përpara drejtësisë.

Visareve të mafies, ku Altin Dumani jeton si në gjemba mbi dosjet e Olsi Ramës, Ëngjëll Agaçit, Ilir Metës, Sali Berishës e gjithë gjakpirësve, vjen erë e keqe.

Vistrat e ‘Peshqve të mëdhenj’ kanë qelbur jo vetëm fshatin tonë, por edhe botën perëndimore.

Presioni i amerikanëve për arrestimet e djeshme, në kuadrat të metaforës së meteorëve të mafies, e pagëzuar “Metamorfoza 2”, dështoi me sukses.

Nuk kishte fletë arreste për emra të bosëve të drogës, fjala vjen të Olsi Ramës që njihet në gjithë botën dhe lakohet në tërë mediat perëndimore, por të 50 kriminelëve të vegjël, ku edhe aty u bë seleksionimi.

Megjithëse as në dështimet e suksesshme nuk ka shifra, përflitet se vetëm nëntë u kapën, sa për të thënë po punojmë, dhe 41 u lajmëruan të ikin bashkë me pasuritë.

Është mbase dita t’ua themi zotërinjve mafiozë, se edhe dekonspirimi është dekonspiruar, pasi jemi në kohën ku do të shkojnë në burg dhe sekuestro të gjithë ata që shpërdoruan besimin dhe pasuritë publike, dhe publikisht, sot e gjithë ditën, zdrukthojnë dërrasat mbi dosjet e tyre.

Olsi Rama, Ëngjëll Agaçi, Olta Xhaçka, Ilir Beqja, Frida Krifca, ministra, deputetë, kryetarë bashkie, zyrtarë milionerë, po mbajnë me duar mbi kokat e veta pllakat e arkivoleve.

Ah, në këtë kohë të keqe, 4 Klaneve Mafioze u dhëmb shpirti, pasi kanë nuhatje se ambasadori i ri vjen për t’u mbërthyer “gozhdët”.

Të gjithë afrojnë syrin afër të çarave, për lëvizjet e Altin Dumanit.

Po po, edhe “çatia” e SPAK-ut pikon pak.

Pikë-pikë, prokurorët, hetuesit dhe gjykatësit, kanë mbledhur pasuri, vila në Gji të Lalzit, Kodrën e Diellit e kudo bien rrezet e korrupsionit, aq sa Davidi e gjen Yllin e Davidit në çdo derë hajduti, edhe tek sistemi i drejtësisë që ja fut duart ku të duash mes “shalëve”, po i pate me shtëllunga dollarësh.

Në çdo fletë pamfleti të pasurive pa djersë, në çdo sistem refleksi të mafies ballkanike, lima jonë, ka lëmuar limitet iluministe të errësirës dhe kodeve, që me po të fortë, guxojmë ta besojmë, se do të kemi një drejtësi të tipit kroat.

Ibriku ku pinte ujë Babloku, është shpuar nga një virus.

Nëpër damarët e gjymtyrëve të 4 Klaneve Mafioze, edhe pse nuk u besua nga shumica e budallenjve të fshatit tonë, ambasadorja Yuri Kim, ngjan të ketë injektuar ujërat e vajrat dhe infektuar hard disqet e strategjisë së strategëve antiamerikanë.

Më kuptueshëm, ka disa kohë që Edi Rama, nuk ka as edhe një lidhje të besueshme me pritshmëritë për të korra me kokrra.

Në mes të mistikës, aty ky përleshen mafia ballkanike dhe “virusi” Yuri Kim, po vjen Davidi me Yll të Davidit, për të zgjidhur davanë që ka ngatërruar dynjanë, do të bëhet drejtësi, apo Edi Rama i mbështetur nga Sali Berisha dhe Ilir Meta, do të vazhdojnë të vjedhin dhe të blejnë edhe ambasadorin David siç vepruan me agjentin McGonigal dhe sekretarin Escobar.

Se ta themi, non-grata për Saliun është dekoratë për mafien.

Saliu hyri në vitin e 81-të dhe synimi i tij është djegia e mandatit dhe ndarja e Rithemelimit në copa të tjera, që në zgjedhjet e vitit tjetër, opozita të vejë në katër pjesë e të çimentohet në pushtet diktatori, sheiku, ky antiamerikani që ka hedhur publikisht flamurin amerikan si leckë, ndërsa sot mbulon pisllëqet veta me Flamur Amerikan.

Ka ndodhur, e gjeni në Google./Pamfleti

20 familjet kriminale 4 klanet mafioze