PPP, koncesione, ministra dhe drejtorë që bien një nga një, ndërsa arkitekti i sistemit mbetet i paprekur...
Nëse e vështron me qetësi panoramën e arrestimeve dhe hetimeve për korrupsion në Shqipëri, të del një konstante që nuk mund të fshihet më as me propagandë, as me ironi, as me retorikë reformash: në çdo aferë madhore, në çdo dosje voluminoze, në çdo skemë që përfundon me pranga, shfaqet i njëjti burim pushteti: Edi Rama.
Jo si i pandehur. jo si i hetuar. As si dëshmitar. Por si autor politik i skemave, si njeriu që ka ndërtuar arkitekturën e pushtetit ku korrupsioni nuk është aksident, por metodë.
Diku janë PPP të dhëna drejtpërdrejt nga vetë Rama për njerëzit e tij. Diku janë tenderë të shpallur si “zhvillim”, por t'i dhënë si koncesione politike. Diku janë kontrata që shkojnë te klientët e zakonshëm, te bizneset që i shërbejnë pushtetit, apo te bandat që garantojnë territor, votë dhe qetësi. Skemat ndryshojnë në formë, por jo në burim. Burimi është i njëjtë.
Sot, SPAK arreston ministra, ish-ministra, kryetarë bashkish, sekretarë të përgjithshëm, drejtorë agjencish. Të gjithë “njerëzit e Ramës”. Të gjithë të emëruar, promovuar dhe mbrojtur prej tij. Të gjithë të lidhur me vendime që nuk janë marrë në errësirë, por në mbledhje qeverie, në konferenca shtypi dhe në fushata zgjedhjesh.
E megjithatë, Rama shfaqet çdo herë si i habitur. Si i tradhtuar. Si viktimë e njerëzve që “nuk ishin ashtu siç mendonte”. Një kryeministër që qeveris prej më shumë se një dekade, por që sillet sikur njerëzit i kanë ardhur nga rruga, dhe ‘kanë ngënë dardha pas shpinës së tij’
Në realitet, këta persona nuk janë thjesht zyrtarë të korruptuar individualë. Janë pengje të një pushteti mafioz, ku lidhja me kryeministrin është garanci mbrojtjeje derisa sistemi të shembet mbi ta. Janë pjesë e një strukture ku korrupsioni është i centralizuar, ndërsa përgjegjësia është e fragmentuar.
PPP-të që sot hetohen nuk u shpikën nga ndonjë drejtor, as ministër. U projektuan, u miratuan dhe u mbrojtën politikisht nga Edi Rama. Koncesionet që sot duken si skena krimi u shiten si politika publike nga zyra e Kryeministrit. Tenderët që sot rezultojnë të manipuluar nuk u hartuan nga nëpunësit, por nga një sistem që funksionon vetëm me miratim nga lart.
Prandaj, gjurmët të çojnë gjithmonë te Rama. Jo sepse ai ka marrë zarfin. Por sepse ai ka shtruar tryezën. Jo sepse ai ka firmosur kontrata. Por sepse pa të, asnjë kontratë nuk ekziston.
SPAK sot ndodhet përballë një dileme të thjeshtë dhe të pakëndshme: ose do vazhdojë ‘të kapë veshin e djathtë me dorën e majtë’, duke ndëshkuar zbatuesit dhe duke kursyer autorin politik; ose do të pranojë se korrupsioni në Shqipëri nuk është një seri devijimesh individuale, por projekt pushteti.
Sepse nuk është rastësi që kur të gjithë bien, vetëm njëri mbetet në këmbë. Nuk ka “fat të keq” kur të gjithë arrestohen, dhe i pari i tyre flet për suksesin e drejtësisë. Nuk ka drejtësi reale kur burgu mbushet me vartës, ndërsa shefi mbetet i paprekur.
Në këtë vend, njerëzit e Ramës po bëjnë burgun. Rama po bën narrativën. Dhe drejtësia, nëse ndalet këtu, po bën vetëm gjysmën e punës./Pamfleti
O Rameee, varka po fut shume une. Hudhe Balluken se do mbytesh edhe vete. Si puna e skafisteve qe hudhnin kinezet. Ti vazhdo punen se duhet te mbash stabilitetin, te na fusesh ne Evropi. Kur ta dredhe salia, ik ene ti nga ke ardhur se nuk na rruhet shume per ty.
E ka zakon profesional Rama të mos rrijë si burrat në këmbë dhe të tregojë gjoksin ndaj erës dhe stuhisë. Con gratë(ministret para). Ka të drejtë. Si i gjatë që është po të rrijë në këmbë, ka frikë se e godet rrufeja. Edhe në protestën e 21 01.2011 ulte kokën mos të dukej ku ishte dhe jepte e merte me shënja duarsh me shokët. Rrufeve të Zeusit i shpëtove z.Rama por rrufeve të SPAK-ut nuk i shpëton dot. Lutjet e popullit i janë drejtuar Zotit dhe SHBA. 'Kasta' e pranoi rolin e moderatorëve, SHBA dhe BE . 'Kasta'e pranoi se do i bindej verdiktit të 'pushtetit gjyqësor'. E quajtën kollaj, menduan se do ti fusnin të gjithë në thes. U kapën si Xhirafa në Afrikë.
Z. Zefi jeni më vizionari jo vetëm i medies. Jo i vetmi, por punta del diamante i saji.
Ky Rama jone ose eshte leshko dhe ja hedhin te gjithe ata qe ka rrotull ose eshte ky krye hajduti, ska mundesira te tjera.
Zherzh! Naturlich që pas çdo ndodhie në jetën politike,publike,ekonomike,artistike,sportive, ushtarake etj ne Shqipëri qendron udhëheqësi i dashur i Partisë dhe i popullit tonë shoku Edi këmbë palari. Por ky shoku Kambalja,po e kruan bithën me fik deti,siç i thonë andej nga Vunoi... Një ditë,do t'i hijë një gjëmb në bithë dhe pasandaja ec e ti dalë.
Rama mbivleresoi dhe vazhdon te mbivleresoje veten si "innovator i mafies", si njeriu qe do t'ua hidhte shqiptareve, drejtesise, nderkombetareve dhe gjithe botes si askush tjeter. Arsen Lupeni e ndertoi strukturen mafioze... ne zyren e tij, ku pas fluturave jane skemat e tij. Askush tjeter nuk guxoi deri ne kete pike. Ai "perzjeu" shume mire punen me vjedhjen, suksesin me mashtrimin, nevojen e qytetareve me qellimet e tij dytesore. Tashme lojes po i vjen fundi.