TAGS-AT E JAVËS

Ekonomi 4 Nëntor 2025, 17:16

Buxheti i ri, vendimet e Strasburgut vijojnë të zbrazin arkën; qeveria 18 mln euro detyrime

Shkruar nga Pamfleti

Buxheti i ri, vendimet e Strasburgut vijojnë të zbrazin arkën;

Qeveria ka publikuar sot projektbuxhetin e vitit 2026, ku bashkë me të ardhurat parashikohen dhe shpenzimet. Sipas të dhënave në relacion, qeveria vijon të ketë detyrime të larta sa u takon vendimeve të dhëna nga Gjykata e Strasburgut. Sipas relacionit. Vendimet janë kryesisht për çështje dhe vendime që lidhen me kthimin dhe kompensimin e pronave tek ish-pronarët.

Sipas Avokaturës së Shtetit, risqet financiare që burojnë nga vendimet e GJEDNJ janë të kushtëzuara nga një aftësi e dobët parashikuese, përsa kohë që kjo Gjykatë nuk funksionon me një kalendar të përcaktuar për komunikimin e çështjeve dhe nxjerrjen e vendimeve.

Buxheti i ri, vendimet e Strasburgut vijojnë të zbrazin arkën;

Ministria e Financave ka respektuar në vazhdimësi të gjitha vendimet e miratuara nga GJEDNJ përmes zbatimit të VKM-ve respektive miratuar në mbështetje të tyre, me përpikmëri dhe brenda afateve strikte të përcaktuara prej këtij organi. Kjo, duke konsideruar faktin se kur pagesat nuk kryhen brenda afatit tre mujor nga data kur vendimi përkatës merr formën e prerë, shteti shqiptar ngarkohet me pagesën e një kamatë-vonese për çdo ditë vonesë.

Sidoqoftë, për garantimin e shlyerjes në kohë të këtyre vendimeve, MF ka rekomanduar vazhdimisht përdorimin e të gjitha kanaleve të mundshme institucionale dhe proceduriale, brenda hapësirave që siguron kuadri ligjor në fuqi, duke sugjeruar sipas mundësive të buxhetit të shtetit skedulimin me këste të detyrimit financiar, në negocim me përfituesit. Edhe për vitin 2025, likuidimi i detyrimeve të këtij lloji përballohet nga Fondi Rezervë i buxhetit të shtetit”, thuhet në relacion.

Detyrimet nga këto vendime kapin shifrën e 18,025,250 €.

 

Lini një Përgjigje