TAGS-AT E JAVËS

Ekonomi 1 Tetor 2025, 16:51

Nuk ndryshon norma bazë e interesit, Sejko: Ekonomia mbetet e qëndrueshme

Shkruar nga Pamfleti

Nuk ndryshon norma bazë e interesit, Sejko: Ekonomia mbetet e

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka dhënë sot një sinjal të qartë për stabilitetin financiar të vendit, duke konfirmuar se norma bazë e interesit do të mbetet e pandryshuar.

Në konferencën për mediat, Sejko deklaroi se ekonomia shqiptare po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe se trendi pozitiv pritet të vijojë edhe në vitin 2026.

Ekonomia shqiptare është në rritje dhe kjo pritet të vazhdojë. Ne jemi të fokusuar që të ruajmë stabilitetin monetar, prandaj norma bazë e interesit nuk do të ndryshojë në këtë fazë”, tha Sejko. Ai shtoi se rritja e pagave dhe faktorë të tjerë do të ndikojnë në një rritje të moderuar të inflacionit, por banka do të ndërhyjë për ta mbajtur atë nën kontroll. Sipas tij, rritja ekonomike për vitin e ardhshëm parashikohet në intervalin 3.3 deri në 3.6 për qind.

Një tjetër zhvillim i rëndësishëm i bërë publik nga guvernatori ishte dixhitalizimi i sistemit të pagesave. “Po punojmë për formalizimin e ekonomisë dhe përmirësimin e shërbimeve financiare. Transfertat deri në 40 mijë lekë do të jenë pa komision, ndërsa për ato më të mëdha do të ketë ulje të tarifave”, theksoi Sejko.

Ai garantoi se transaksionet do të bëhen më të shpejta, më të sigurta dhe më ekonomike, duke afruar sistemin bankar shqiptar me standardet e Bashkimit Europian. “Qëllimi ynë është që qytetarët të përfitojnë nga një sistem modern dhe transparent”, u shpreh Sejko.

Në mbyllje, guvernatori mbajti një ton optimist, duke theksuar rolin e Bankës së Shqipërisë si garant i stabilitetit dhe zhvillimit të ekonomisë kombëtare. “Ne po punojmë për një ekonomi më të fortë, më të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse”, përfundoi ai.

Lini një Përgjigje