Ekonomi28 Shtator 2023, 17:13

Vetëpunësimi bie në 29.3%, niveli më i ulët që nga viti 2015

Shkruar nga Pamfleti

Vetëpunësimi bie në 29.3%, niveli më i ulët që nga

Dikur na binte punësimi, më saktë i rënë ishte gjithë kohës, tani na paska rënë edhe vetëpunësimi. Në tremujorin e dytë të vitit 2023, rezulton se të vetëpunësuarit zunë 29.3% të totalit të punësimit. Kjo ishte përqindja më e ulët që nga tremujori i dytë i vitit 2015. E kur e thotë këtë INSTAT, imagjinoni ndonjë zyrë më e pavarur. Vetëpunësimi hyri në një trend rënës që nga 3-mujori i tretë i vitit 2022, kur zinte 32% të totalit. Kjo rënie po tregon ndryshimin e strukturës së punësimit.

Mungesa e punonjësve ka ndikuar në rritjen e pagave në sektorin privat vitet e fundit. Ofertat për punësim shpesh tejkalojnë fitimet që vijnë nga njësite vogla të shërbimeve, duke bërë që të ketë një zhvendosje nga vetëpunësimi në punësim me pagë. Shqipëria ka një nga normat më të larta të vetëpunësimit në Europë.

Sipas të dhënave të ‘Eurostat’, vetëpunësimi ka rënë në BE gjatë viteve, nga 10.2% në 2010 në 8.9% në 2021. Vetëpunësimi ishte më i zakonshmi në vendet jashtë BE-së, veçanërisht në Shqipëri, 35% e të gjithë punëtorëve, dhe Serbi, 16% e të gjithë punëtorëve.

vetepunesim instat te dhena