TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet2023-06-29 19:28:00

Environmental crime: The Sharra landfill releases "black water" into the Erzen river

Shkruar nga Pamfleti
Environmental crime: The Sharra landfill releases "black water" into
Wastewater treatment plant in Sharra landfill

The concession company that manages the Sharra landfill in Tirana does not treat the polluted water that comes out of the decomposition of urban waste, but discharges it into the Erzen river - causing, according to experts, long-term consequences for the environment and the community of the area.

On the afternoon of January 19, 2022, two inspectors from the National Environment Agency arrived at the Sharra landfill on the outskirts of Tirana to verify a complaint and found the concessionaire company in violation of the law.

According to the inspection report, which BIRN has, the company Integrated Energy BV SPV had not installed the wastewater treatment plant and discharged it in an uncontrolled manner into the receiving water basins.

The agency considered the episode an administrative offense and ordered the company to suspend liquid discharge activity until the plant is put into operation. She also penalized the company Integrated Energy with a fine of 1 million lek and called the problem closed.

But a year and a half later, BIRN documented that the concession company of the Sharra landfill continues to discharge the polluted waste decomposition water into the Erzen river - which, according to experts, constitutes a very serious violation of the environmental standard with long-term consequences in environment and human health.

In early June, BIRN filmed a stream of black water and the smell of decay descending for almost 1 kilometer from the hill where the garbage piles are located inside the perimeter of the Sharra landfill. The black water is first discharged into another water channel and then flows into Erzen, where the black pollution can be seen with the naked eye from afar.

Environmental experts identify black liquid as leachate - polluted and untreated water that is caused by the decomposition process of urban waste. According to Rodion Gjoka, head of the environment department at the Co-Plan Institute, lixiviate damages surface water bodies excessively as soon as it comes into contact with them.

"There is a high concentration of organic carbon, as part of the decomposition process, there is a high concentration of nitrogen, there is a high concentration of toxins and the most harmful, there is a high presence of heavy metals," Gjoka explained to BIRN.

The Sharra landfill is part of the concession contract between the Albanian government and the company Integrated Energy BV SPV and the place where the urban waste of the most populated area of ​​Albania is deposited - including the municipalities of Tirana and Durrës.

The concession contract is under investigation by the Special Prosecutor's Office as part of the incinerator affair, but the Albanian government has insisted on continuing payments to the company Integrated Energy. The company has so far received about 60 million euros through the waste deposit fee from the district municipalities, but the incinerator has not been built yet.

E pyetur nga BIRN nëse kompania “Integrated Energy” e kishte zbatuar urdhrin e Agjencisë Rajonale të Mjedisit, AKM, kjo e fundit u përgjigj: “nuk kemi informacion, pasi nuk është kryer një inspektim i dytë”.

Drejtuesja e Agjencisë, Arta Dollani dhe ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro nuk pranuan kërkesat për intervistë mbi ndotjen e shkaktuar nga kompania koncesionare e landfillit të Sharrës. Edhe kompania Integrated Energy B.V SPV nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN.

“Ndotja shkon në zinxhirin ushqimor”

Lumi i Erzenit buron nga Shëngjergji, rreth 25 kilometra në lindje të Tiranës, dhe derdhet në Gjirin e Lalzit në veri të Durrësit. Në zonën mes Tiranës dhe Durrësit, ujërat e Erzenit përdoren për vaditje dhe peshkim.

Në afërsi të fshatit Ndroq buzë Erzenit, banorët e kanë të qartë se nga buron ndotja.

Një peshkatar rreth të 50-ave, i veshur me një bluzë me simbolet e Partisë Demokratike, kërkoi të mos identifikohej, pasi tha se “kishte frikë nga hakmarrja”. Por ai i tha BIRN se nuk peshkonte asnjëherë poshtë rrjedhës që vinte nga landfilli.

“Peshkimi në këtë zonë është gjithmonë e më i vështirë. Zakoni më sjell këtu, sepse nuk ka më peshk,” tha ai.

Të njëjtën panoramë jep dhe Zija Brahja, një banor i zonës së Ndroqit, disa kilometra poshtë landfillit të Sharrës. Sipas tij, fermerët e zonës përdorin ujin e lumit për vaditje, por gjatë periudhës së verës kur prurjet janë të pakta, uji bëhet i papërdorshëm, pasi ndotja është shumë e dukshme.

“Ky ujë ikën deri në Shijak tek serat, por ndotja është ndotje nuk mund të themi se nuk bën dëme,” tha Brahja. “Tani përdoret se ka ujë shumë, i ndotur është, por ngaqë ka shumë ujë, ndotja duket më pak,” shtoi ai.

Trajtimi i mbetjeve urbane është një nga sfidat kryesore mjedisore të Shqipërisë për shkak të dy rreziqeve kryesore; djegies së pakontrolluar dhe liksiviatave që krijohen nga procesi i kompostimit dhe korredimit.

Ndërsa djegia e pakontrolluar emeton dioksina dhe komponentë të tjerë të dëmshëm kimikë në ajër, liksiviatat rrezikojë sipërfaqet ujore dhe tokësore përmes shkarkimit të metaleve të rënda, të cilat kalojnë më pas në zinxhirin ushqimor.

Ekspertët thonë se në rastin e landfillit të Sharrës, rreziku është edhe më i madh jo vetëm për sasinë e stërmadhe të tonelatave të mbetjeve, por edhe për faktin se ato nuk diferencohen.

“Aktualisht në landfillin e Sharrës nuk kemi ndarje në burim të mbetjeve të rrezikshme. Këtu kemi parasysh bateritë, pasi të gjithë i hedhin në koshin e plehrave dhe ato përfundojnë në landfill, por edhe metale të tjera të rënda,” tha aktivisti mjedisor, Lavdosh Ferruni.

“Këtu kemi dhe një problem tjetër, që me këtë ujin e Erzenit ku shkarkohen këto ujëra të ndotura përdoret nga banorët e zonës për vaditje. Kjo afekton dhe zinxhirin ushqimor, pasi nga vaditja kalon tek bimët, dhe më pas shkojnë në zinxhinin ushqimor të njeriut,” shtoi Ferruni.

Eksperti Rodion Gjoka bie dakord, ndërsa thekson se rasti i ndotjes së Erzenit tregon se shteti shqiptar nuk e ka nën kontroll trajtimin e mbetjeve urbane, ndonëse ka shpenzuar miliona euro për këtë proces.

“Kemi gati gjysmë miliardë euro që janë pompuar në sistemet e menaxhimit të mbetjeve dhe jemi sërish në fazën, ku kemi një grumbullim më të mirë të mbetjeve në disa qytete kryesore, por menaxhimi dhe drejtimi final është siç ka qenë, këtu e historikisht,” tha Gjoka.

Gjoba në proces ekzekutimi 

Shqipëria ka miratuar prej dy dekadash një ligj për trajtimin mjedisor të ujërave të ndotura, i cili parashikon një sërë sanksionesh administrative në rastet kur ngjarja nuk klasifikohet si vepër penale.

Pas inspektimit në landfillin e sharrës më 19 janar 2022, Agjencia Kombëtare e Mjedisit konstatoi se kompania Integrated Energy BV SPV kishte shkelur pikat c dhe d të nenit 23 të ligjit, duke mos kryer trajtimin parësor të shkarkimeve të lëngëta si dhe mosinstalimin dhe vënien në punë të impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura.

Përmes një kërkese për të drejtë informimi, BIRN e pyeti Agjencinë Kombëtare të Mjedisit nëse kompania koncesionare e kishte kundërshtuar gjobën prej 1 milion lekësh dhe nëse kjo e fundit ishte ekzekutuar.

AKM u përgjigj se kompania nuk e kishte kundërshtuar gjobën dhe se ajo ishte në proces ekzekutimi.

“Për aq kompetencë dhe dijeni sa kemi, ju informojnë se kompania Integrated Energy BV SPV nuk ka kundërshtuar vendimin përfundimtar të inspektimit, për rrjedhojë duke zbatuar afatet ligjore, ARM –Tiranë, Durrës, Dibër ka dërguar në gjykatë kërkese për udhër ekzekutimi…,” tha ARM në përgjigjen me shkrim.

Sipas përgjigjes, kërkesa për urdhër ekzekutimi ishte bërë më 16 maj 2022 ose katër muaj pas raportimit të inspektimit.

ARM i tha gjithashtu BIRN se më 6 shtator 2022, i kishte kërkuar gjykatës një kopje të vendimit të lëshimit të urdhrit të ekzekutimit.

“Me përgjigjen e saj, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë ka informuar se çështja është ende në gjykim pranë kësaj gjykate,” tha ARM.

Sipas ekspertëve të mjedisit, ndotja e shkaktuar nga landfilli i Sharrës demaskon sistemin e çalë të monitorimit dhe ndëshkimit të krimeve mjedisore në Shqipëri.

Aktivisti Lavdosh Ferruni i tha BIRN se gjoba duhej të ishte elementi i parë, ndërsa çështja duhej të ndiqej në vazhdim.

“Në një hap të dytë në mosrespektimin  e detyrave të vëna në procesin e gjobvënies, masat duhet të shkojnë deri në penalizim. Normalisht kjo mund të quhet edhe një vepër kriminale, pasi ka të bëjë me shëndetin e njeriut dhe ndotje afatgjatë,” tha Ferruni.

Ndërkohë, Rodion Gjoka nga Instituti Co-Plan thotë se masa e dënimit shërben shpeshherë si incentivë për të vijuar shkeljet.

"The fact that the company in question pays one million lek for a pollution that went 10 times or 100 times more in cost, makes him as an economic operator very happy and guides him to choose the cheapest opportunity costs," said Gjoka to BIRN.

"So pollute the environment and pay a reasonable fine rather than operating the water treatment plant, which will have higher costs," he concluded. /BIRN

Lini një Përgjigje